MJAFT: Vlorė, shteti me fytyrė gangsterėsh!
|
Lėvizja MJAFT! shprehet e indinjuar pėr shkeljet flagrante tė ligjit dhe tejkalimin e kompetencave nga ana e Policisė sė qytetit tė Vlorės, pas ndalimit tė drejtuesve tė Aleancės pėr Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit tė Vlorės (AMGJ).
Kjo polici po sillet aktualisht si policia e njė shteti gangsterėsh qė ushtron dhunė psikologjike, por edhe fizike ndaj qytetarėve. Gjashtė prej drejtuesve tė Aleancės pėr Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit tė Vlorės vazhdojnė tė mbahen nė kushte ēnjerėzore brenda Komisariatit tė Vlorės. Sipas burimeve nga Avokati i Popullit mėsojmė se ndaj tyre ėshtė ushtruar edhe dhunė fizike, ndėrkohė qė nė njė qeli tė komisariatit mbushur me urinė janė mbajtur, thuajse pa ajrosje fillimisht 8 vetė, tė cilėve me njė tub u janė futur brenda edhe kutėrbimet e fekaleve. Kėto akte kanė vetėm njė emėr: torturė, kundėr qytetarėsh qė deri tani kanė protestuar vetėm nė mėnyrė paqėsore. Avokati i Popullit njoftoi gjithashtu Lėvizjen MJAFT! se agjentėt e policisė kanė nė dispozicion tė tyre njė video gjatė tubimit tė fundit tė aktivistėve tė AMGJ-sė. Z. Ermir Dobjani mundi ta shikonte kėtė video dhe konstatoi se ndalimi mes grumbullit tė aktivistėve, vetėm i drejtuesve tė tij, ėshtė njė shkelje e hapur e ligjit, pasi kuptohet fare mirė se ky ndalim ėshtė selektiv dhe synon tė godasė direkt dhe tė bllokojė pėrfundimisht gjithė Lėvizjen e aktivistėve tė AMGJ-sė. Kjo ndodh nė njė moment kur pothuajse e gjithė vėmendja e publikut ėshtė fokusuar ndaj tragjedisė sė Gėrdecit, duke i bėrė edhe mė tė pambrojtur aktivistėt e Vlorės. Aktivistėt Sadrit Danaj, Besnik Lulaj, Eneid Hamzaj, Alfons Bilali, Viron Serati, e Viktor Lagji akuzohen pėr pjesėmarrje nė tubim tė paligjshėm, pėr bllokim tė rrugės e akte vandalizmi. Ata, sipas Policisė, janė ndaluar nė flagrancė, por kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e pastėr, e konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, pasi ndalimi i aktivistėve tė mėsipėrm ėshtė bėrė dy orė pas pėrfundimit tė protestės sė tyre, teksa ata ishin ulur nė njė bar tė qytetit tė Vlorės e pasi kishin dhėnė njė konferencė pėr shtyp. Veē kėsaj, konfirmohet edhe nga pamjet filmike qė i disponon policia e Vlorės se aktivistėt nė asnjė moment nuk kanė qenė tė dhunshėm. Protesta e tyre, si edhe protestat e tjera tė deritanishme ka qenė paqėsore. Akuza kryesore ndaj tyre, organizimi dhe pjesėmarrja nė njė tubim tė paligjshėm ėshtė njė akuzė pėr tė cilėn Ligji pėr Tubimet shprehet se nė rastin mė tė keq mund tė konsiderohet njė kundėrvajtje penale, por nė asnjė mėnyrė njė vepėr penale. |



