\"Mjaft\"-i dėnon sulmin ndaj Vizion Plusit
|
Lėvizja MJAFT ka reaguar ndaj sulmit tė Policisė Ndėrtimore pėr heqjen e antenave transmetuese tė sinjalit tė Televizionit Vizion Plus.
Nė deklaratėn pėr shtyp tė lėvizjes Mjaft thuhet: Lėvizja Mjaft! shprehet tejet e shqetėsuar pėr sulmin politik ndaj Vizion Plusit nga Policia Ndėrtimore. Sulm i cili po materializohet me njė shkėputje selektive tė sinjalit vetėm nė antenat e kėtij televizioni. Gjithashtu, ne jemi tė tronditur nga mungesa totale e transparencės sė veprimeve tė tilla, nė njė kohė kur e gjithė vėmendja e publikut ėshtė pėrqendruar te Samiti i NATOS-s, ēka me sa duket i jep dorė tė lirė qeverisė apo njerėzve pranė saj pėr tė eliminuar armiqtė e brendshėm. Armiq qė i identifikoi vetė kryeministri Sali Berisha, pas raportimeve tė medias shqiptare mbi tragjedinė e Gėrdecit, kur e akuzoi kėtė tė fundit si tė lidhur me mafien. Vlen tė kujtohet se ky nuk ėshtė precedenti i parė kur Berisha ka akuzuar median pėr lidhje me mafien, ēka si atėherė edhe sot, u vijua nga reprezalje mbi organet e informimit publik. Sė fundi opinioni publik u bė dėshmitar edhe i njė dhunimi tė drejtpėrdrejtė fizik i njė gazetari nga njė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, veprim ky qė u dėnua me forcė edhe nga ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė. Tė gjitha kėto fakte dhe vijimėsia e mėtejshme e ngjarjeve dėshmojnė se liria e fjalės nė Shqipėri po gremiset rrezikshėm nga dita nė ditė. |



