for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Information & media > ICT skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

MTSHIS: Shkarkohen mė shumė se 20.000 kopje tė Softuerit tė Lirė

Ministria e Telekomunikacionit dhe Shoqėrisė sė Informacionit nė Serbi (MTSHIS) ka bėrė publike, se mes datave 25 mars dhe 9 prill, mbi 20.000 kopje tė paketave tė lokalizuara tė softuerit tė lirė janė shkarkuar nga serverėt e saj nga qytetarėt e Serbisė.

Fedora Linux ėshtė shkarkuar nga mbi 1.000 vizitorė, OpenOffice nga 3.500, Srbzila dhe Gromoptica janė shkarkuar 11.500 dhe 6.300 herė pėrkatėsisht. Duke pasur parasysh se softueri i lirė mund tė shpėrndahet lirshėm dhe tė instalohet nė shumė kompjuterė, numri i kopjeve tė instaluara ėshtė sigurisht mė i lartė sesa numri i shkarkimeve.

Ministria ka thėnė se ka vėnė re probleme me kapacitetin e rrjetit akademik dhe ka paralajmėruar planet pėr tė bėrė shkarkimin tė mundshėm nga disa serverė tjerė nė tė ardhmen.

MTSHIS ka financuar projektin prej 100.000 eurosh pėr lokalizimin e paketave tė popullarizuara tė softuerit tė lirė nė gjuhėn serbe – Fedora Linux 8; OpenOffice; Shfletuesin e uebit Mozilla Firefox (Srbzila); dhe klientin e e-mailit Thunderbird (Gromoptica).

Lokalizimi ėshtė kryer nga ekspertėt e Fakultetet e shkencave organizative dhe Shkolla e matematikės nė Beograd, si dhe Shkolla e inxhinierisė elektronikė nė Nish.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel