BSPK proteston mė 1 maj
|
Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) ka njoftuar sot se i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr protestėn e cila do tė organizohet me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Punės - 1 Majit.
Kėshilli Organizativ i Protestės dhe Kryesia Ekzekutive e BSPK-sė, si dhe Kryesitė e Sindikatave tė Pavarura dhe nivelet e tjera tė organizimit tė tyre, kanė mbajtur takime tė shumta dhe tė ndryshme me anėtarėsinė, qoftė me qėllim tė sensibilizimit tė tyre apo edhe njoftimin pėr mėnyrėn e organizimit dhe pjesėmarrjen sė tyre nė kėtė protestė. Protesta mbahet mė 1 Maj nė Prishtinė, prej orės 12:00 deri 13:30. nė rrugėn \\\'Nėnė Terezė\\\', nga udhėkryqi i rrugės para Fakultetit tė Filologjisė deri te \\\'Grand Hotel Prishtina\\\'. Sipas organizatorit, kjo protestė i jep \\\'vėrejtjen e fundit\\\' Qeverisė dhe institucioneve se \\\'duhet tė ndryshojnė kursin dhe qasjen e tyre nė raport me kėrkesat e shumta tė punonjėsve, tė pensionistėve dhe tė kategorive tė tjera, pėrndryshe durimit i ka ardhur fundi\\\'! Poashtu ato mund tė pėrballen edhe me trysni tė formave tė ndryshme sindikale, por edhe me mosbindje qytetare, transmeton QIK. |



