Shqipėri: 575 mijė persona jetojnė nė varfėri tė thellė
|
Raporti i fundit i Bankės Botėrore thotė se programi qeveritar i ndihmės ekonomike ka dėshtuar.
Armata e tė varfėrve nė Shqipėri, nuk ėshtė e vogėl, po pėrbėn plot 19 pėr qind tė popullsisė. Njė raport i fundit i Bankės Botėrore tregon se gati 1 nė 5 shqiptarė jeton me mė pak se 4800 lekė nė muaj, shkruan Gazeta Shqip. \"Numri i tė varfėrve nė Shqipėri ėshtė 575 mijė vetė dhe pjesa dėrrmuese e tyre jeton nė zonat rurale\", thuhet nė raport. Ky raport, qė ėshtė hartuar me vėzhgimet e kryera nga viti 2002 deri nė vitin 2005, nxjerr nė pah se numri i tė varfėrve nė Shqipėri, gjatė kėsaj periudhe ka shėnuar njė rėnie, tė ndjeshme, por kjo kryesisht pėr shkak tė rritjes sė qėndrueshme ekonomike dhe emigracionit. Por kriza e fundit e ēmimeve ka ngritur pikėpyetje tė mėdha mbi atė se si do tė ndryshojnė kėta tregues. Rreziku i madh ėshtė qė, shumė prej atyre qė u kanė shpėtuar kthetrave tė varfėrisė, por qė ndodhen pak mbi limitet e saj, tė kthehen sėrish nė armatėn e ***arenjve. Pėr fat tė keq, nė Shqipėri, ashtu si nė shumicėn e ekonomive nė zhvillim, pjesa mė e madhe e popullsisė ka njė nivel tė ardhurash qė ėshtė pak mbi atė qė quhet kufiri zyrtar i varfėrisė. Pėr pasojė, e gjithė kjo kategori ėshtė gjithmonė e kėrcėnuar qė nga goditje tė tilla tė tregut, ku ēmimet shėnojnė rritje, tė rikthehen sėrish nė mizerie. |



