for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Sindikatat dhe Mjaft!, protestė dhe zi pėr punėtorėt e vdekur

Konfederata e Sindikatave Shqiptare, Lėvizja Mjaft! dhe grupime tė tjera sindikale protestuan tė enjten nė Sheshin Skėnderbej, duke kėrkuar standarde dhe kushte mė tė mira pune. Qėllimi i kėtij organizimi ishte rikthimi tek vlerat dhe kuptimi qė 1 Maji ka pėr punėtorėt shqiptarė.

Gjatė vitit 2007, ndodhėn rreth 300 aksidente nė punė, ku humbėn jetėn 44 punėtorė dhe u plagosėn qindra tė tjerė, duke dėshmuar kėshtu pėr njė bilanc tė vėrtetė lufte.

Organizatorėt mbajtėn njė minutė heshtje nė nderim tė kujtimit tė shokėve tė tyre, si dhe e shpallėn kėtė 1 Maj ditė zie pėr punėtorėt.

\"Sot jemi kėtu pėr tė pėrkujtuar ata nga ne qė nuk mund tė na bashkohen mė, minatorė, metalurgė, punėtorė ndėrtimi, ēmontues predhash e tė tjerė. Sot jemi kėtu pėr t\'i kėrkuar shtetit shqiptar qė tė respektojė ligjet dhe tė mos bėhet bashkėfajtor nė vrasjet e qytetarėve me papėrgjegjshmėrinė e tij\", thuhet nė deklaratėn e pėrbashkėt tė organizatorėve.

Mė pas, protestuesit iu drejtuan Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, ku fajėsuan ministrin Genc Ruli pėr vdekjet e shumė punonjėsve gjatė vitit 2007.

\"Sot, do t\'i kėrkojmė Kryeministrit e qeveritarėve tė tjerė tė mos na vizitojnė pėr kafe morti, sa herė qė ky shtet dėshton nė mbrojtjen e jetės sė qytetarėve tė tij. Do t\'u kėrkojmė qeverisėsve tanė qė tė mundėsojnė ligje e standarde dhe tė nxjerrin pėrgjegjėsi qė qytetet tona tė mos tronditen nga bombat dhe punėtorėt tė mos pėrballen mė me Gėrdecėt e tyre tė pėrditshėm\", thanė organizatorėt gjatė qėndrimit para ministrisė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel