Rinia nė Kosovė dhe perspektiva e saj
|
Rinia ėshtė ardhmėria e Kosovės - kjo ėshtė njė fjalė, te cilėn shpesh e dėgjojmė nė Kosovė nga shumica qytetareve, por nė tė shumtėn e rasteve edhe nga ana e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshėm qeveritar. Nė pėrgjithėsi rinia sot ne Kosovė nuk ėshtė konsideruar partner serioz nė zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike dhe politike, por me shumė ėshtė parė nga institucionet si pjesė e problemit tė pėrgjithshėm.
Nė realitetin e ri shoqėror nė botė tė rinjtė paraqesin komponent shumė tė rėndėsishme nė zhvillimin e shoqėrisė dhe forcė shtytėse nė zhvillimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale nė shoqėri, duke mundėsuar krijimin e njė ambienti emancipues dhe instalimin e vlerave tė mirėfillta demokratike. Nė shoqėrinė tonė mbi gjysma e popullsisė i takojnė moshės se re, qė paraqet njė pėrparėsi tė madhe nė raport me vende tjera tė rajonit, mirėpo pėr dallim nga kėto vende tė rinjtė nė Kosovė nė pėrgjithėsi janė tė margjinalizuar, po ashtu investimi nga ana e institucioneve tona nė ngritje tė kapaciteteve organizative tė tė rinjve si dhe arsimim kualitativ ka munguar nė njė masė tė madhe. Pėrfaqėsimi i tė rinjve nė procesin e vendimmarrjes ka qenė simbolik. Mendimi tyre nuk ėshtė dėgjuar dhe kėshillat qė kanė dhėnė nuk janė marrė parasysh drejt zbatimit te tyre ne praktikė. Gjithė kjo ka bėrė qė tė rinjtė te mos kenė vetėbesim nė krijimin e ndryshimeve, tė cilat ata dėshirojnė ti shohin nė shoqėrinė tonė. Institucionet e Kosovės duhet tė pėrballen mė sfidėn e krijimit tė njė shoqėrie tė informuar, ku tė rinjtė duhet ta luajnė rolin kryesor nė tė gjitha segmentet mė vitale tė shtetit dhe shoqėrisė tonė. Njė ndėr problemet mė tė mėdha mė tė cilat ballafaqohen tė rinjtė sot nė Kosovė janė: papunėsia, arsimimi, pjesėmarrja aktive nė proceset e vendimmarrjes. Punėsimi mbetet problemi mė i madh shoqėror sot nė Kosovė. Tė rinjtė duke qenė nė shumicė janė mė tė prekurit nė kėtė proces. Rritja e shkallės sė papunėsisė nė Kosovė ndodh pėr shkak tė problemeve tė trashėguara nga e kaluara si luftėrat nė ish-Jugosllavi, krijimi i masave te dhunshme pas viteve tė 90 ta si dhe nga kriza ekonomike e shkaktuar gjatė periudhės sė pas luftės dhe pėrballja mė procesin shtet-formues dhe tranzicionin e brishtė. Problemi i papunėsisė bėnė qė nė aspektin afatgjatė tė rinjtė tė mos kenė mundėsinė e marrjes sė rolit mė aktiv nė ndryshimet pozitive shoqėrore. Ndryshimet nė teknologjinė bashkėkohore kėrkojnė njė treg tė punės mė tė pėrshtatshėm dhe mė tė kualifikuar. Gjėja qė mė sė shumti qė mė brengos ėshtė numri i madh i tė papunėve tė pakualifikuar, nė kohėn qė tė rinjtė si potencial i marrjes sė pėrgjegjėsive nuk e kanė shkollimin kualitativ si dhe konkurrencėn jolojale nė treg tė punės. Mosekzistimi i njė strategjie adekuate nė nivelin mikro dhe makroekonomik tė zhvillimit tė ekonomisė sė tregut, po krijon probleme afatgjata nė balancimin mes ofertės dhe kėrkesės nė tregun e punės. Mungesa e subvencioneve dhe politikat e disfavorshme ndaj kompanive vendore, kanė bėrė vendin tonė vasal tė importit nga shtet e rajonit dhe kanė krijuar kushte tė vėshtira sociale, tė cilat vėshtirė qė mund tė ndryshohen pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore. Problem tjetėr mė tė cilin tė rinjtė ballafaqohen ėshtė edhe ndihma financiare pėr iniciativat e ndėrmarrėsisė. Mungesa e pėrvojės nė punė bėnė qė tė rinjtė tė mos e gjejnė shpesh veten nė tregun e punės, ngaqė punėdhėnėsit janė tė interesuar qė tė punėsojnė njerėz mė eksperience. Problem qė vlen tė theksohet ėshtė mungesa e bashkėpunimit nė mes tė partnerėve relevant, qeverisė dhe institucioneve tė biznesit. Bashkėpunimi gjithashtu mungon edhe ndėrmjet sistemit arsimor ,institucioneve tė mirėqenies sociale dhe tregut tė punės nė pėrcaktimin e drejtimit qė studentėt dhe nxėnėsit zgjedhin nė momentin kur pėrfundojnė shkollimin. Investimi nė arsim ėshtė i rėndėsisė sė veēantė pėr tė ardhmen e Kosovės. Investimi nė arsim gjeneron tė ardhura mė tė mėdha nė aspektin individual pėrderisa nė aspektin e pėrgjithshėm shoqėror zhvillimi shoqėror, ekonomik dhe politik ndodh me ritėm mė tė pėrshpejtuar. Burimet njerėzore (rinia) duhet tė konvertohet nė kapital njerėzor qė do tė thotė burime njerėzore me kualifikime superiore akademike. Sistemi i arsimit nė Kosovė ofron shumė informacion por shumė pak nė zhvillimin e metodave mbi hulumtime, analiza dhe mendimin kritik. Arsimtarėt dhe profesorėt zakonisht pėrdorin qasjen e sanksionimit se sa nė motivimin e studenteve. Metodologjia e pėrdorur nė shkolla tė mesme dhe universitet ėshtė kryesisht e tejkaluar pėrderisa mjetet teknike janė zakonisht joadekuate. Tė gjitha kėto probleme reflektohen nė cilėsinė e arsimit nė Kosovė e cila pėr momentin ėshtė larg standardeve evropiane. Reformimi i sistemit arsimor ėshtė i stopuar pėrderisa studentėt realisht nuk bėhen pjesė e ndryshimit tė sistemit arsimor, por luajnė njė rol pasiv dhe shumė konformist. Institucionet dhe qeveria e Kosovės duhet ti mundėsojnė rinisė pjesėmarrje mė tė madhe ne procesin e vendimmarrjes, sepse bota demokratike dhe e zhvilluar sot funksionon mbi bazėn e konceptit te ndėrvarėsisė dhe udhėheqjes pjesėmarrėse. Rinia nė Kosovė ka tri zgjidhje tė vazhdojė tė jetė pjesė e problemit(duke bartur barrėn e papunėsisė, varfėrisė se skajshme, emigrimit, sistemit tė dobėt arsimor, korrupsionit, krimit tė organizuar etj), tė jetė spektator (duke luajtur rolin e shikuesit, pa pasur iniciativė pėr tė bėrė ndryshime) ose tė jetė pjesė e zgjidhjes sė problemit duke u organizuar pėr tė ngritur zėrin pėr pėrmirėsimin e pozitės se sajė nė shoqėri. |



