Thirrje pėr Projekte Mjedisore pėr Organizatat Jofitimprurėse
|
Qendra Rajonale e Mjedisit pėr Europėn Qendrore e Lindore (REC) Zyra nė Shqipėri, me mbėshtetjen e Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulėta, njofton afatet pėr pranimin e projekt propozimeve nga Organizatat Jofitimprurėse pėr mbėshtetje nė kuadėr tė Fondit Special Holandez 2 Projekte Mjedisore me Nisma Vendore.
Komponenti i Granteve i kėtij Programi do tė identifikojė dhe mbėshtesė projekte tė OJF-ve qė rezultojnė nė ndryshime pozitive tė kushteve mjedisore dhe nxisin dhe pėrmirėsojne proceset gjithėpėrfshirėse tė planifikimit mjedisor, vendimmarrjes mjedisore dhe nivelin e ndėrgjegjėsimit pėr mjedisin. Me anė tė kėtij programi synohet qė: tė pėrmirėsohet procesi dhe rezultatet e planifikimit mjedisor nė nivel vendor; tė mbėshtetet pėrmirėsimi dhe rehabilitimi i kushteve mjedisore dhe jetesės pėr komunitetet vendore; tė nxitet bashkėpunimi ndėrmjet aktorėve tė ndryshėm pėr mjedisin; tė pėrmirėsohen nivelet e pjesėmarrjes dhe ndėrgjegjėsimit tė publikut pėr mjedisin. Programi parashikon tre lloje grantesh, nė varėsi tė shumės maksimale nė dispozicion pėr secilin grant: grante tė vogla 5.000 EUR grante tė mesme 15.000 EUR grante tė mėdha 40.000 EUR Pėr kėrkesat dhe kushtet pėr secilin lloj tė granteve shikoni Udhėzuesin pėr Pėrgatitjen e Projekt Propozimeve. Qendra Rajonale e Mjedisit shpall datat e pranimit tė projekt propozimeve pėr vitin 2008: 13 Qershor 2008; 26 Shtator 2008; 19 Dhjetor 2008; Projekt propozimet duhet tė paraqiten, nė origjinal, nė zyrėn e REC nė Shqipėri brenda datave tė caktuara. Udhėzuesi i plotė dhe Formati i Aplikimit pėr Projekt propozime gjenden nė zyrėn e REC nė Shqipėri, ose nė adresėn e mėposhtme nė internet http://albania.rec.org/Projects/Grante/TF2/TF2_grante.html Pėr mė shumė informacion lidhur me kėtė program mund tė kontaktoni: nė zyrėn e REC nė Shqipėri me Alken Myftiu, e-mail (grants@albania.rec.org; tel/faks: +355 4 232928; REC Shqipėri Rr. Ismail Qemali, Nr. 27 Kutia postare 127, Tirana, Shqipėri Internet: http://albania.rec.org |



