for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Serbi

Mesazh nga Anėtaret e Lobit Rajonal tė Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore nė lidhje me zgjedhjet e ardhshme nė Serbi.

Serbia edhe njėherė gjendet para udhėkryqit. Zgjedhjet e ardhshme qė do mbahen me 11 maj do tė ju japin qytetarėve serbė njė mundėsi pėr t’i dėshmuar vetes, rajonit dhe komunitetit ndėrkombėtar gatishmėrinė e tyre pėr tė ndėrtuar njė paqe tė drejtė dhe tė qėndrueshme si dhe demokracinė gjithėpėrfshirėse. Mėnyra mė e mirė pėr tė dėrguar kėtė mesazh ėshtė qė tė zgjidhet njė parlament i pėrbėrė vėrtetė nga forcat pro-evropiane dhe demokratike duke u bazuar nė barazinė e plotė gjinore. Partitė politike nė Serbi janė duke prezantuar lista tė cilat votuesve ju japin mundėsi zgjedhjeje tė konsiderueshme, por jo tė gjitha zgjidhjet dėrgojnė kah forcimi i demokracisė, stabilitetit dhe barazisė gjinore nė vend dhe nė tėrė rajonin.

LRG konsideron qė partitė politike dhe institucionet nuk duhet tė kenė pėr qėllim organizim e kampanjave elektorale apo proceseve elektorale tė Serbisė nė Kosovė. Kėto veprime pėrbėjnė provokime tė cilat mund tė kenė efekte destabilizuese pėr Kosovėn dhe rajonin. Kjo ėshtė njė mundėsi pėr tė dėrguar njė mesazh tė qartė pėr pėrkushtimin e Serbisė pėr demokraci, paqe dhe respekt pėr dėshirėn e qartė tė shumicės sė kosovarėve.

LRG rithekson mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės dhe zhvillimin stabil tė demokracisė pa ndėrhyrjen nga jashtė. Ne mbėshtesim pavarėsinė e Kosovės si njė faktor i stabilitetit pėr rajonin.

Kjo gjithashtu ėshtė njė mundėsi qė Serbia tė dėrgojė njė mesazh tė qartė pėr besimin qė ka tek gratė si pėrfaqėsuese dhe udhėheqėse politike: ne mund tė zgjedhim aq gra sa edhe burra. Ėshtė gjithashtu pėrgjegjėsi e jona si gra qė tė bėjmė kėtė tė mundur.

Sot, nė botė pėrqindja mesatare e ulėseve qė mbahen nga gratė nė asambletė kombėtare ėshtė vetėm 17.4%. Asnjė vend nuk e ka pėrmbushė barazinė e plotė nė mes tė grave dhe burrave nė pozitat e larta vendimmarrėse por disa prej tyre i pėrafrohen: shtetet Skandinave i pėrafrohen barazisė gjinore dhe kanė mbi 40% gra nė asambletė kombėtare (Suedia ka 47,3%), kurse ne vendin mė tė lartė ėshtė Ruanda me 48.8%.
50% e grave nė parlament ėshtė ende njė qėllim qė duhet arritur. Zgjedhjet nė Serbi ofrojnė njė mundėsi pėr rritjen e pjesėmarrjes sė grave si nė kontekstin e Serbisė ashtu edhe nė rajon (nė Evropėn Juglindore mesatarja e pjesėmarrjes sė grave nė parlament ėshtė vetėm 16%)

Gratė janė nė pozitė tė sjellin programe, perspektiva, vlera, talente dhe aftėsi tė reja nė fushėn e vendimmarrjes publike. Nė vendet e dala pas konfliktit siē ėshtė rasti me Serbinė, kontributi i gruas nė proceset e vendimmarrjes nė tė gjitha nivelet duhet tė jetė me interes politik pėr tė tė gjithė qytetarėt, dhe tė vlerėsohet posaēėrisht. Janė tė domosdoshme perspektivat e reja pėr zgjidhjen e sfidave dhe brengave me tė cilat po ballafaqohet rajoni jonė pėr njė kohė tė gjatė.

Nė kėtė moment kur vendet e Evropės Juglindore janė duke shkuar kah ndėrtimi i marrėdhėnieve tė forta me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, barazia demokratike e grave me burrat nė parlamentin serb do tė dėrgonte njė mesazh tė pagabueshėm mbi gatishmėrinė e Serbisė pėr njė fillim tė ri. Si anėtare tė Lobit Rajonal tė Grave pėr Paqe , Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore ne jemi te gatshme tė forcojmė dhe ndėrtojmė paqen, tė respektojmė vlerat e komuniteteve me kultura tė ndryshme, tė mbėshtesim pajtimin nė mes tė njerėzve dhe individėve dhe tė krijojmė njė ardhmėri tė re pėr Serbinė dhe tė gjithė rajonin e Evropės Juglindore

Ne jemi tė gatshme tė demonstrojmė aftėsinė e qytetarėve tanė si dhe tė institucioneve tona politike qė tė modernizojnė, demokratizojnė dhe tė respektojnė tė drejtat njerėzore tė tė gjithėve.

Anėtaret e Lobit Rajonal tė Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore: Meliha Alic, Sonja Biserko, Nada Drobnjak, Natasa Kandic, Biljana Kasic, Nekibe Kelmendi, Vera Markovic, Natasa Micic, Irina Pockova, Liljana Radovanovic, Igballe Rogova, Edita Tahiri, Teuta Sahatqija, Gordana Sobol, Luljeta Vuniqi, Stasa Zajovic, Marieta Zaqe, Memnuna Zvizdic,

Lobi Rajonal i Grave pėr Paqe, Siguri dhe Drejtėsi nė Evropėn Juglindore ėshtė themeluar nė vitin 2006 me ndihmėn e UNIFEM-it. Lobi promovon veprimet politike dhe avokuese pėr tė avancuar paqen dhe stabilitetin nė rajon, duke pėrfshirė zbatimin e plotė tė rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit 1325 pėr Gruan, Paqen dhe Sigurinė, e cila thėrret pėr njė pėrfaqėsim mė tė madh tė grave nė tė gjitha nivelet vendimmarrėse. Grupi pėrfshinė anėtare nga Shqipėria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Anėtaret e Lobit janė gra udhėheqėse tė shquara, parlamentare, gra qė mbajnė pozita tė larta si nė sektorin publik ashtu dhe nė qeveri, si dhe pėrfaqėsuese nga shoqėria civile.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel