for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Shqipėria skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

KSHH publikon raportin e tė drejtave tė njeriut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bėri publik tė enjten raportin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri 2007. Raporti thekson ndėr tė tjera, se Qeveria Shqiptare bėri pėrpjekje pėr integrim nė Bashkimin Europian dhe NATO.

“Gjatė vitit 2007, vazhdoi procesi i ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga parlamentet e vendeve anėtare tė Bashkimit Europian. Nė kuadėr tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, u realizua procesi i rishikimit tė Planit Kombėtar tė Zbatimit tė MSA-sė dhe u miratua Plani Kombėtar i Zbatimit tė MSA pėr vitet 2007-2012”, thuhet nė raport.

“Respektimi i tė drejtave tė njeriut nga ana e policisė vazhdoi tė jetė nė vėmendje tė KSHH-sė”, thuhet nė raport.

Nė kėtė raport thuhet se, “gjatė vitit 2007, KSHH, vazhdoi tė marrė ankesa nga qytetarė ose persona tė ndaluar, apo tė arrestuar qė pretendonin pėr shkelje tė tė drejtave tė tyre nga ana e punonjėsve tė policisė dhe ka kėrkuar marrjen e masave pėr parandalimin e rasteve tė pėrdorimit tė dhunės dhe kryerjen e hetimeve tė shpejta, tė gjithanshme dhe objektive”.

Ndėrkohė, po sipas kėtij raporti tė publikuar sot, trajtimi i personave tė mitur dhe tė dėnuarve tė sėmurė, me sėmundje fizike ose psikike vazhdon tė pėrballet me shkelje tė rėnda tė tė drejtave qė ligji njeh pėr ta.

“Mosekzekutimi i vendimeve civile tė formės sė prerė nga ana e shėrbimit pėrmbarimor ,vazhdon tė mbetet njė problem shqetėsues’, theksohet mė tej nė raport, transmeton Start.

“KSHH vlerėson kalimin nė fakt tė sistemit tė paraburgimit nė varėsinė e Ministrisė sė Drejtėsisė. KSHH-ja ėshtė e ndėrgjegjshme qė ky proces pėrbėn njė sfidė pėr administratėn e burgjeve. Gjatė viteve nė vazhdim kėrkohet vėmendje maksimale e tė gjithė autoriteteve tė larta pėrgjegjėse pėr administrimin e kėtyre institucioneve”, thuhet mė tej nė raport. Nė tė theksohet se \"problem shqetėsues nė tė gjitha burgjet dhe institucionet e paraburgimeve tė vėzhguara mbetet mbipopullimi, numri i konsiderueshėm i personave tė privuar nga liria qė vuajnė me probleme psikike, tė cilėt mbahen nė burgje dhe paraburgime tė ndryshme dhe njė pjesė nė Qendrėn Spitalore tė Burgjeve.\"

Tė drejtat e minoriteteve janė ēėshtje tjetėr e raportit tė KSHH-sė. “Gjatė vitit 2007, Qeveria shqiptare mori disa masa me karakter ligjor dhe institucional nė drejtim tė pėrmbushjes sė rekomandimeve tė organizmave ndėrkombėtarė, pėr njė respektim mė tė mirė tė tė drejtave tė minoriteteve”, theksohet nė kėtė raport.

\"Gjatė vitit 2007 pėrmirėsime pozitive u bėnė nė kodin penal, duke parashikuar si rrethanė rėnduese kryerjen e veprės penale, shtyrė nga motive qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, fenė, kombėsinė, gjuhėn, bindjet politike, fetare ose sociale\", theksohet nė raportin e KSHH.

Sipas raportit, \"gjatė vitit 2007, media ka rritur vėmendjen e saj ndaj ēėshtjeve tė minoritetit rome, por ka ende vend pėr pėrmirėsime. Etika gazetareske ka nevojė tė respektohet mė shumė. Pėr tė rritur profesionalizimin e gazetarėve dhe pėr tė informuar lidhur me konceptet lidhur me mosdiskriminim janė zhvilluar disa trajnime nga Instituti i Medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por mbetet ende pėr tė bėrė nė kėtė drejtim\".




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel