Shėnohet 9 Maji, Dita e Evropės
|
Pėr nder tė 9 Majit, Ditės sė Evropės, manifestimi qendror ėshtė mbajtur nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė, ku kanė marrė pjesė pėrfaqėsues institucionesh dhe organizatave tė shoqėrisė civile kosovare.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka thėnė se me pavarėsinė e vendit i janė hapur rrugėt pėr t\'u integruar nė Bashkimin Evropian. Sipas tij, deri tash Kosova ka qenė shpirtėrisht dhe kulturalisht pjesė e BE-sė. Ndėrkaq, sipas zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi, Kosova tashmė ėshtė duke bėrė punėn e saj me shumė pėrkushtim pėr njė integrim nė Bashkimin Evropian. Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nė kėtė manifestim ka thėnė se Kosova po shėnon pėrparime, duke plotėsuar ligjet tė cilat bėjnė pjesė nė legjislaturėn e shteteve evropiane. Ndryshe, Dita e Evropės u shėnua sot nė Kosovė me manifestime tė shumta nga organizata tė shumta tė shoqėrisė civile. Nė ndėrkohė, nė tė gjitha shkollat e Kosovės, ora e parė e mėsimit i ėshtė kushtuar historikut tė Bashkimit Evropian. |



