Qeveria e Kosovės prezanton qeverisjen elektronike
|
Sistemi i qeverisjes elektronike do ta bėjė Kosovėn qė tė arrijė standardet evropiane tė zhvillimeve tė demokracisė, u tha nė konferencėn ndėrkombėtare E-qeverisja qė mbahet sot dhe nesėr nė Prishtinė. Me kėtė sistem tė qeverisjes, sipas organizatorėve tė kėsaj konference, Kosova pėrfundimisht do tė futet nė njė rrugė drejt sė cilės aspirojnė, jo vetėm vendi ynė por edhe shumė vende tjera.
Nė kėtė konferencė, tė organizuar nga Ministria e Shėrbimeve Publike, po ashtu u vlerėsuar se qeverisja elektronike, do ta modernizojė administratėn nė Kosovė dhe do tė krijojė njė menaxhim mė efikas nė tė gjitha fushat, si nė arsim, shėndetėsi, siguri, drejtėsi, dogana etj. Kryeministri Hashim Thaēi ndėr tė tjera vlerėsoi edhe mundėsinė e votimit nė mėnyrė elektronike, qė sipas tij dėshmon demokratizimin e njė vendi. Pėrmes shėrbimeve tė ndryshme elektronike dhe masovizimit tė tyre pėrmes internetit ne jo vetėm qė do tė jemi tek qytetarėt, por qytetarit po ia krijojmė mundėsinė e drejtpėrdrejtė tė pjesėmarrjes nė procesin e rėndėsishėm tė qeverisjes sė vendit. Kjo pjesėmarrje elektronike do ta bėjė qytetarin shumė aktiv nė vendimet e rėndėsishme, qofshin ato politike apo jo politike, ka thėnė Thaēi. Fatmir Limaj, ministėr i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit e vlerėsoi lartė qeverisjen elektronike duke thėnė se ky sistem do ta ndihmojė Kosovėn nė tė gjitha fushat e nė veēanti atė tė telefonisė. Njė nga angazhimet permanente nga kryeministri dhe ne, ėshtė qė sa mė shpejtė Kosova ta merr kodin telefonik qė ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr zhvillimin edhe tė njė vendi, por edhe tė njė lidhshmėrie brenda kėtij sektori tepėr tė rėndėsishėm pėr vendin, tha Limaj. Zenun Pajaziti, ministėr i Punėve tė Brendshme ndėrkaq tha se, E-qeverisja do ta pėrmirėsonte edhe komunikimin ndėrmjet institucioneve tė ndryshme shtetėrore me qėllim tė rritjes sė sigurisė dhe qeverisjes. Qeverisja elektronike sipas ministrit tė Shėrbimeve Publike Arsim Bajrami, synon tė arrijė tre objektiva: 1. Efikasitetin e shtetit dhe krijimin e njė administrate efikase dhe profesionale; 2. Transparencėn e plotė tė qeverisjes dhe vendimmarrjes politike; 3. Krijimin e njė sistemi digjital tė tė dhėnave dhe shėrbimeve pėr qytetarėt. |



