for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Maqedonia skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Megjasi: Partitė politike duhet tė lėnė fėmijėt jashtė fushatave zgjedhore

Ambasada e Parė e Fėmijėve nė Botė – Megjasi, duke u thirrur nė Nenin 92 tė Ligjit mbi Mbrojtjen e Fėmijėve, kėrkon nga partitė politike tė mbrojnė fėmijėt nga abuzimet pėr tė fituar qėllime politike nė fushata zgjedhore.

- Nė zgjedhjet e kaluara, ne kemi parė fėmijė nė fushata zgjedhore tė partive politike, nė zyrat qendrore tė fushatave tė tyre, reklama apo tė kthyer nė tabela tė lėvizshme reklamimi tė veshura me bluza tė cilat mbanin slogane politike apo portrete tė liderėve partiakė, thotė Megjaši, duke shtuar se fėmijėt shpesh janė angazhuar nė shpėrndarjen e materialeve me propagandė politike.

Megjasi pėrkujton se pėrgjegjėsia qėndron tek partitė politike dhe prindėrit tė cilėt shpesh marrin fėmijėt me vete nė fushatat e partive politike, duke rrezikuar sigurinė e tyre.

Organizata u bėn thirrje mediave qė tė refuzojnė transmetimin e reklamave tė paguara politike tė cilat pėrfshijnė abuzimin e fėmijėve pėr qėllime politike, duke cituar Konventėn mbi Mbrojtjen e Fėmijėve, Nenet 3 e 36, se reklamimi nuk mund tė bart mesazhe tė cilat cenojnė interesat mė tė mira tė fėmijėve.

Megjasi pret nga tė gjitha partitė politike tė ofrojnė garanci se ato do tė zbatojnė Konventėn mbi Mbrojtjen e Fėmijėve dhe do tė ndėrmarrin hapat e nevojshėm pėr tė ndaluar cenimin e tė drejtave tė fėmijėve.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel