for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Kosova skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Vazhdon punimet konferenca dyditore rajonale E-qeverisja

Nė konferencėn dyditore - E-qeverisja, e cila po i zhvillon punimet e saj nė Prishtinė, u paraqiten pėrvojat e vendeve tė tjera nė pėrhapjen e rrjetit tė digjitalizimit nėpėr institucione. Pėrfaqėsuesit e shumė vendeve theksuan se qeverisja elektronike ėshtė shumė mė efikase dhe domosdoshmėri qė duhet tė funksion.

Qeverisja elektronike ėshtė domosdoshmėri e kohės dhe ėshtė dėshmuar se ajo krijon efikasitet mė tė madh nė shėrbimet ndaj qytetarėve, prandaj si e tillė duhet tė zėrė vend nė prioritetet e secilės qeveri. Kėshtu vlerėsuan pjesėmarrėsit nga vendet e ndryshme tė Evropės tė cilėt morėn pjesė nė konferencėn rajonale E-qeverisja, njofton RTV21.

Nė ditėn e dytė tė saj u sollėn shembujt e qeverisjes elektronike nga Republika Ēeke, Sllovenia dhe Austria. Pėrfaqėsuesi nga Sllovenia, Boris Butina tha se ėshtė shumė e nevojshme qė kjo teknologji tė pėrdoret. “Ne e zbatojmė kėtė teknologji dhe shohim se ajo ėshtė mjaft efikase prandaj do tė ishte e mirė qė edhe kėtu tė fillojė tė zbatohet”, ka shtuar slloveni Butina.

Drejtuesit e institucioneve tė Kosovės vlerėsuan se qeverisja elektronike dhe digjitalizimi i tė dhėnave do tė kryhen gjatė katėr vjetėve tė ardhshme. Ata vlerėsuan se teknologjia e digjitalizimit tė tė dhėnave pėrveē shpejtėsisė dhe efikasitetit tė shėrbimeve ndaj qytetarėve do tė krijojė raport transparent tė institucioneve si dhe do tė ulė shkallen e korrupsionit dhe tė keqpėrdorimeve tė ndryshme gjatė kryerjes sė detyrave zyrtare.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel