Fillon fushata - Eja nė Evropė
|
Zyra e pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtarė, ajo e EULEX-it dhe Komisionit Evropian nė Kosovė kanė filluar sot fushatėn me moton \"Eja nė Evropė\", e cila do tė zgjasė deri mė 30 qershor 2008.
Fushata e cila do tė zbatohet nėpėr tė gjitha komunat e Kosovės ka pėr qėllim tė shpjegojė rrugėn qė duhet tė ndjekur Kosova drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe pėr tė shpjeguar pėrgjegjėsitė e pranisė sė re tė BE-sė nė Kosovė. Por, pėrcaktimi i kėtyre pėrgjegjėsive edhe mė tej ėshtė temė debatesh pėr shkak tė kundėrshtimit tė Beogradit dhe Moskės zyrtare ndaj synimeve pėr vendosjen e misionit tė ri tė Bashkimit Evropian nė Kosovė qė do tė mbikėqyrė zbatimin e vendimit pėr pavarėsinė e vendit dhe tė sistemit tė policisė dhe drejtėsisė. Puna e kėtij misioni do tė duhej tė fillonte mė 15 qershor kur hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės dhe kur do tė duhej tė pėrfundonte misioni i Kombeve tė Bashkuara. Ky muaj pritet tė jetė periudhė e debateve tė dendura lidhur me praninė civile ndėrkombėtare pas 15 qershorit. |



