for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Padi civile kundėr shtetit pėr viktimat e Gėrdecit

11 familje tė viktimave tė Gėrdecit i kanė besuar Lėvizjes MJAFT! pėrfaqėsimin ligjor pėr njė padi civile kundėr shtetit shqiptar.

Lėvizja MJAFT! bėri tė ditur sot gjatė njė konference pėr shtyp ku ishin tė pranishėm edhe familjarė tė viktimave tė Gėrdecit se kjo padi do tė verė para drejtėsisė strukturat dhe individėt me pushtet pėrgjegjės pėr krime kundėr civilėve.

“Padia do jetė njė kontribut nė luftėn kundėr idesė dhe praktikės se krimet politike nė Shqipėri kurrė nuk ndėshkohen, gjithmonė mbyllen”, tha Elisa Spiropali (MJAFT!).

Kjo padi do vendosė njė precedent ligjor pėr pėrgjegjėsi shtetėrorė pėr dhunim tė jetės dhe dinjitetit njerėzor. Spiropali bėri tė ditur gjithashtu se Mjaft! Gjithashtu do bėhet palė e tretė me Prokurorinė nė padinė penale sakaq tė nisur nė kėrkim tė pėrgjegjėsve pėr kėtė vrasje masive.

Njė grup juristėsh pranė Mjaft! ka rreth njė muaj qė punon pėr kėtė ēėshtje. Nė bazė tė provave dhe informacioneve tė mbledhura, MJAFT! do kėrkojė drejtėsi pėr burrat, gratė, dhe fėmijėt e pazėshėm tė Gėrdecit. Pėr kėtė qėllim, Lėvizja MJAFT! ka kėrkuar ndihmėn e disa nga grupimeve ndėrkombėtare mė prestigjioze ligjore pėr tė drejtat e njeriut.

“Bilanci rrėnqethės i tragjedisė sė Gėrdecit, me 26 tė vdekur, mbi 300 tė plagosur, 1200 shtėpi tė shkatėrruara, dhe mijėra njerėz tė dėmtuar fizikisht dhe psikologjikisht, thėrret pėr Drejtėsi!”, tha Spiropali, sipas sė cilės “qeveria shqiptare po pėrpiqet ta varrosė tė vėrtetėn e Gėrdecit nėn rrėnojat e Gėrdecit”.

“Qeveria shqiptare po bėn ēdo pėrpjekje pėr ta fshehur krimin pėrmes diskutimesh politike dhe propagandistike me NATO dhe ndryshime manipulative qėllimkėqija nė Kushtetutė”, shtoi aktivistja e Lėvizjes MJAFT!.

Shumica parlamentare nuk ka aspak ndėrmend tė tundet nga vendi edhe sikur e gjithė Shqipėria tė hidhet nė erė. Jo mė larg se dje, Kryeprokurorja dorėzoi njė dosje plot 800 faqe me fakte qė argumentonin dorėzimin e imunitetit tė ish-Ministrit tė Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet si njė nga pėrgjegjėsit e tragjedisė sė Gėrdecit. Pasi Kryetarja e Parlamentit e ktheu njė herė mbrapsht kėrkesėn e prokurorisė, pėr mungesė faqesh, Kėshilli i Imunitetit dhe Mandateve nė Parlament e bllokuan pėrsėri me njė batutė mbi numrin e faqeve.

MJAFT! vėren se opozita, e cila duhet tė jetė nė ballė tė mbrojtjes sė interesave tė qytetarėve, qė duhet t\'i zbulojė faktet nga fundi i dheut dhe t\'i sjellė pėrpara drejtėsisė, ka filluar tė heshtė pėr njė krim tė kėsaj pėrmase qė tregon dhe njėherė strukturėn endemikisht tė sėmurė tė shtetit tonė, por merr pjesė nė kėtė lojė cinike batutash.

Kėshtu me lojėra banale ligjore me dosje prokurorie me faqe tė pakta dhe tė tepėrta, farsa me shqiptarėt vazhdon tė cilėn deri mė sot nuk kanė parė asnjė krim shtetėror tė vihet para Drejtėsisė.

Tė gjitha aktet jo-ligjore ashtu siē janė bėrė publike edhe nga Prokuroria, vendosja e qendrės sė armatimit nė njė vend tė banuar, paketa e ligjeve qė ka kaluar nė mėnyrė tė paligjshme pėr tė favorizuar kontratėn mes Ministrisė sė Mbrojtjes dhe firmės private SAC-Albademil, kushtet e papranueshme tė punės nė fabrikė, punėsimi i fėmijėve, dyshimet dhe pistat e investigimit pėr trafik dhe korrupsion, keq-administrimi aktual i fondeve tė kompensimit dhe shpėrndarjes pėr vdekjet dhe pronat si dhe shumė e shumė akuza tė tjera tashmė tė njohura, kanė ndezur dėshirėn pėr drejtėsi te viktimat tė kėtij terrori. Qeveria dhe shteti shqiptar nuk mund tė kalojnė njė tragjedi tė tillė duke u mbyllur gojėn njerėzve me 2 milione lekė pėr cdo jetė tė marrė.
Pėrgjegjėsit e kėsaj fatkeqėsie dhe sistemi i korruptuar qė e ka mundėsuar kėtė krim duhen ndėshkuar.

Rėndėsia e kėsaj padie ligjore shkon pėrtej drejtėsisė pėr njerėzit e Gėrdecit qė kanė vuajtur tmerrin e atij shpėrthimi.

MJAFT! do t\'i shkojė ne fund krimit tė Gėrdecit.

Gjithashtu, nė ditėt qė vijnė, Mjaft! do krijojė Komisionin Qytetar pėr Hetimin e Tragjedisė sė Gėrdecit. Komisioni do kėrkojė zbardhjen e fakteve tė kėsaj ngjarje kriminale, do tu bėjė presion institucioneve publike, si dhe do gjallėrojė ndjeshmėrinė njerėzore, qė tmerri i Gėrdecit kurrsesi tė mos pėrsėritet, dhe kurrsesi tė mos lihet nė harresė.

Me kėtė rast i bėjmė thirrje shqiptarėve tė ndershėm ekspertė tė fushave tė ndryshme dhe gjithė intelektualėve tė papėrfshirė nė politikė, tė bashkohen nė kėtė nismė pėr t\'u rikthyer shqiptarėve dinjitetin dhe sigurinė qė meritojnė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel