Sundimi i ligjit shtyllė kryesore e shoqėrisė
|
Qeveria e Norvegjisė ka dhuruar 260 mijė dollarė amerikanė institutit tė vetėm tė pavarur pėr trajnimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė tashėm dhe tė ardhshėm tė Kosovės duke e identifikuar sundimin e ligjit si njė nga shtyllat kryesore tė njė shoqėrie.
Johan Sverre Kvale, i ngarkuar me detyrė nė ambasadėn e Norvegjisė nė Kosovė nė ceremoninė e nėnshkrimit tė njė projekti nė Institutin e Gjyqėsisė sė Kosovės (IGjK), tha se \"gjyqėsia pėr njė shoqėri ėshtė sikur vaji pėr njė makineri\". \"Pėr kėtė ne edhe jemi duke e pėrkrahur kėtė inisiativė\". Ai tutje shtoi se atij i pėlqen Kosova dhe se ajo meriton mė tė mirat. Projekti i nėnshkruar, tė enjten, nė ndėrtesėn e IGjK-sė nė Prishtinė, i cili do tė zbatohet nga zyra e UNDP-sė nė Kosovė do tė pėrkrahė IGjK-nė nė trajnime pėr gjyqtarėt dhe prokurorėt e Kosovės. Ky projekt ėshtė bėrė nė bazė tė kėrkesave pėr ngritje tė kapaciteteve nė kėtė fushė dhe ėshtė pjesė e njė programi mė tė gjerė tė UNDP-sė nė fushėn e sundimit tė Ligjit. Lavdim Krasniqi drejtor i IGjK-sė, nga ana e tij falėnderoi UNDP-nė dhe Qeverinė e Norvegjisė pėr pėrkrahjen e dhėnė. Ai shtoi se IGjK ėshtė instituti i vetėm qė ka mandat pėr trajnime te zyrtarėve nė kėtė fushė. Z. Frode Mauring Pėrfaqėsues i Pėrhershėm i UNDP-sė nė Kosovė tha se ky projekt do tė ofrojė dijeni, resurse dhe mjete pėr kosovarėt. Megjithatė, shtoi ai: \"rezultati i kėtij projekti do tė varet nga vet Kosovarėt\". \"Ju (Kosovarė) duhet ta keni projektin tuaj tė madh tė sundimit tė ligjit. Vetėm ju mund ta krijoni dhe vetėm ju mund ta mirėmbani atė\", tha Mauring. \"Besoj se pėrkrahja e dhėnė nga qytetarėt e Norvegjisė pėr qytetarėt e Kosovės nėpėrmes kėtij projekti tė UNDP-sė do tė shfrytėzohet nga kosovarėt pėr tė ndėrtuar njė Kosovė mė tė mirė\", pėrfundoi Mauring. |



