Minoritetet jo serbe ndihen \'tė parėndėsishėm\' pėr institucionet e Kosovės
|
Minoritetet joserbe qė jetojnė nė Kosovė janė tė diskriminuara dhe nuk stimulohen pėr t\'u integruar nė shoqėrinė kosovare. Kėshtu kanė thėnė pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare tė minoriteteve jo serbe.
Komunitetet jo serbe qė jetojnė nė Kosovė e ndihen tė margjinalizuar dhe tė diskriminuar nga ana e institucioneve dhe shoqėrisė kosovare. Pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare tė kėtyre grupeve etnike vlerėsojnė se ata kanė mbetur nėn hijen e komunitetit serb, tė cilit i garantohen tė drejta tė avancuara edhe pse, sipas tyre ata nuk e njohin ende shtetin e Kosovės dhe nuk duan tė integrohen nė shoqėri: \"Romėt kanė qenė tė margjinalizuar prej kohėsh dhe kjo ka bėrė qė ata ėt mos ndjehen pjesė e shoqėrisė. Ky komunitet ėshtė i diskriminuar dhe ne konsiderojmė se kjo ėshtė shkelje e tė drejtave themelore tė njeriut dhe e parimeve tė tjera, kur flasim pėr njė shtet demokratik\", ka thėnė Bashkim Ibishi, nga \"Qendra pėr integrim ndėrkombėtar\". Sipas kėtyre pėrfaqėsuesve, komunitetet joserbe janė tė gatshme pėr tė marrė pjesė nė proceset e Kosovės, por atyre duhet t\'u jepet drita e gjelbėr nga ana e institucioneve vendėse. Pėrfaqėsuesit e kėtyre OJQ-ve theksuan se institucionet duhet tė trajtojnė seriozisht ēėshtjen e komuniteteve, tė zgjidhin problemin e shkollimit tė tyre dhe t\'ua mundėsojnė punėsimin. |



