for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Opinion skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Tetor 2008

Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar

Disa sugjerime nė prag tė krijimit tė Agjensionit tė Kosovės tė Inteligjencies (AKI) qė kanė qenė tė nxitura nga kuloare tė ndryshme pėr pėrfshirjen e militantėve partiak nė kėtė agjension e shndėrrojnė atė nė njė mjet tė zakonshėm pėr tė vazhduar kontrollin e partive politike ndaj resurseve ekonomike, sikundėr ka ndodhur gjatė kėtyre shtatė viteve. Struktura tė partive politike nė Kosovė, pas lufte, kanė funksionuar si struktura paralegale tė sigurisė dhe nė rast se njė strukturė militare nuk ėshtė legale ajo nuk ėshtė tjetėr veēse krim i organizuar. Luftimi i krimit tė organizuar ka ngelur sfida mė e madhe pėr Kosovėn dhe kjo ėshtė reflektuar edhe nė raportet e progresit tė Komisionit Evropian.

Sfida mė e madhe e vendeve tė rajonit ėshtė treguar luftimi i strukturave tė gangsterėve, tė cilat gjatė kohės sė mungesės sė mbisundimit tė ligjit kanė vendosur njė kontroll paralel me atė tė shtetit. Nuk ka ndonjė rast kur ky problem ėshtė zgjidhur thjesht me legalizimin e kėtyre strukturave dhe me shndėrrimin e tyre nė struktura legale tė sigurisė. Kėto struktura i kanė shėrbyer njė partie apo njė tjetėr dhe si tė tilla nuk do tė plotėsojnė kriterin kryesor qė ėshtė paanshmėria dhe profesionalizmi nė punėn e vet.

Nė mėnyrė krejtėsisht paradoksale ka pasur ide tė dala nga “institutet” surrogate tė partive pėr tė pėrfshirė en-bloc, pa ndonjė periudhė tranzicionale, tė strukturave qė iu shėrbyen partive e grupeve politike, nė njė institucion tė inteligjencies. Ndarja e posteve hierarkike nė AKI sipas fuqisė sė partisė politike krijon bazat pėr njė shėrbim politik tė pėrēarė qė u raportojnė mė parė bosėve tė tyre politik dhe mbrojtjes sė interesave tė tyre politiko-ekonomike sesa sigurisė sė pėrgjithshme tė qytetarėve tė Kosovės. Nė kėtė rast qytetarėt e Kosovės do tė ishin tė pambrojtur nga ky shėrbim i cili pastaj edhe nė mėnyrė ligjore do tė kishte tė drejtė t’i identifikonte “elementėt kėrcėnues” pėr sigurinė e vendit, duke lėnė hapėsirė pėr t’u keqpėrdorur kundėr oponentėve politik. Kjo ka ndodhur nė disa vende fqinje tė Kosovės dhe nė disa vende ish-komuniste. Nėse ky variant pėrkrahet nga ata qė sot kujdesen pėr sigurinė nė Kosovė, kjo ėshtė njė dorėzim pėrpara krimit tė organizuar dhe njė ogur i keq pėr tė ardhmen e sigurisė sė Kosovės.

Ajo qė momentalisht do tė duhej tė ndodhte, do tė ishte njė reflektim serioz i tė gjithė atyre qė kanė njė vendim-marrje nė kėtė fushė. Deklarimi i kryeministrit Hashim Thaēi se do tė jetė kriteri profesional ai kryesori mbi tė cilin do tė merren vendimet, nuk guxon tė ngelet vetėm retorikė si shumica e deklarimeve tė derisotshme. Partitė politike dhe pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar nė Kosovė nė vend se tė merreshin vesh pėr kėnaqjen e interesave politike, do tė duhej tė merreshin vesh pėr njė shėrbim tė inteligjencies qė do t’i plotėsonte nevojat e shoqėrisė nė tėrėsi pėr siguri dhe mbrojtje, dhe kjo arrihet vetėm me njė shėrbim jopartiak dhe profesional. Fundja njė kėrkesė e kėtillė del edhe nga Pakoja e Ahtisarit, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisė, Artikulli 4.

Kosova ka nevojė pėr siguri dhe pėr institucione tė mbrojtjes profesionale dhe shėrbimi i inteligjencies ėshtė mė se i nevojshėm nė kėtė drejtim. Projektet e deritashme nė kėtė fushė kanė nxjerrė vlerėsime nė rrethe tė mbyllura dhe tė ndikuara fort nga grupet e interesit qė kanė njėanshmėri nė kėtė fushė. Kjo duhet tė ndryshojė urgjentisht, nėse dėshirojmė tė ndėrtojmė njė siguri tė qėndrueshme nė Kosovė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel