for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Vojna I mir > Bezbednost skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Karvani i Paqes 2008 pėrfundon nė Shkup

Pas Sarajevės, Prijedorit, Panēevės dhe Zajeēarit, Karvani i Paqes 2008 arriti nė Shkup mė 19 maj, 2008, pėr tė pėrfunduar rrugėtimin e kėtij viti me njė aksion tė mbajtur nė Sheshin ‘Maqedonia’.

Aktivistėt e karvanit, qė pėrfaqėsonin pothuajse tė gjitha vendet e rajoni, vendosėn stendat e tyre tė informacioneve ku shpėrndanė fletushka, broshura, botimet e fundit tė publikimeve Kulturpunkt dhe Antimilitarist, si dhe kopje me pėrmbledhje muzikore tė bendeve nga Ballkani.

Ata gjithashtu paraqiten njė ekspozitė udhėtimi me fotografi nga Karvanėt e mėhershėm dhe mbajtėn njė varg punėtorish duke bėrė lojėra manovrimi (zhongler), mbishkrime tė bluzave dhe punuan objekte tė ndryshme me shishe tė ricikluara tė plastikės.

Qytetarėt shkupjanė shfaqėn interes tė madh pėr aktivitetet e Karvanit.

- Jemi shumė tė kėnaqur me mėnyrė se si rrodhi Karvani. Nė fakt, kemi kuptuar se kontakti dhe shkėmbimi i energjive me qytetarėt lokal ėshtė aspekti mė i rėndėsishėm i Karvanit, ka thėnė Robert Jandriq, aktivist nga Prijedor, duke shtuar se Karvani i sivjetmė ka kaluar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, pa ndonjė problem.

Jandriq ka shtuar se, sipas tij, ditėt mė tė mira ishin nė Prijedor dhe Zajeēar, fillimisht pėr faktin se ato janė qytete mė tė vogla tė cilat rrallė kanė rastin tė shohin aksione tė kėsaj natyre, qė kontribuon shumė nė rritjen e interesimit.

-Atmosfera e cila rrethonte stendat tona, nė tė gjitha vendet, po shpėrthente me energji pozitive. Ne u pranuam mirė nga tė gjithė qytetarėt dhe mediumet lokale, tė cilėt pranuan, pa paragjykime, idetė e paqes dhe jodhunės qė ne promovojmė, qė janė shumė tė rėndėsishme kėtu, nė Ballkan, pėrfundoi Jandriq.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel