Fier: Mungesa e lejes mjedisore, penalizohen 94 subjekte
|
Rreth 94 subjekte private qė ushtrojnė aktivitetin nė qarkun e Fierit, pjesa mė e madhe e tė cilave linja prodhimi me shkallė tė lartė ndotjeje, rezultojnė tė papajisura me lejen mjedisore.
Shefja e zyrės rajonale tė Mbrojtjes sė Mjedisit, Angjelina Mertiri, tha se pėr gazetėn Albania se shumica e kėtyre subjekteve rezultojnė tė paregjistruara edhe nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit tė Biznesit, si dhe nuk paguajnė detyrimet tatimore pranė bashkisė dhe Drejtorisė sė Tatim-Taksave. Sipas saj, zyra rajonale e mjedisit ka kėrkuar bashkėpunim institucional tė drejtuesve tė njėsive tė qeverisjes vendore dhe Drejtorisė sė Tatim-Taksave, pėr detyrimin e subjekteve qė tė pajisen me tė gjithė dokumentacionin e duhur, pėrfshirė dhe lejen mjedisore, ndryshe do tė kėrkohet bllokimi i tyre. Pėr marrjen e tyre, subjekteve private iu ėshtė lėnė njė afat kohor, nė rast tė kundėrt do tju bllokohen lejet pėr ushtrimin e aktivitetit. |



