for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Health skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
11 Tetor 2008

Nė Kosovė shėnohet Dita botėrore pa duhan

Ministria e Shėndetėsisė nė bashkėpunim me Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, MASHT, Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve me OJQ \'Dėgjo rininė\', OBSH dhe OJQ / QAS sot me njė Tryezė tė rrumbullakėt, shėnuan 31 Majin - Ditėn Botėrore pa duhan.

Siē dihet 31 Maji ėshtė Dita botėrore pa duhan dhe nė shumė vende tė botės shėnohet me aktivitete tė ndryshme lidhur me problemet e shėndetit publik. Kjo ēėshtje ėshtė diskutuar edhe nė tė gjitha qendrat e Kosovės.

Serioziteti i kėtij problemi mund tė shihet edhe nga faktet e mėposhtme: duhani ėshtė shkaktari i dytė i vdekjeve nė botė; ēdo vit nė botė vdesin rreth 5 milionė njerėz, si pasojė e tymosjes sė duhanit, numėr ky qė bazuar nė trendin aktual, pritet tė dyfishohet gjatė 20 vjetėve tė ardhshme; ēdo 6.5 minuta nė botė vdes njė njeri nga dėmet qė sjell tymosja e duhanit.

Ministri i Shėndetėsisė Alush Gashi pėrshėndeti pjesėmarrėsit e tryezės, punėn e Komisionit qeveritar pėr Duhanin si dhe panelistėt e tryezės, qė me veprimtaritė e veta tė gjithanshme, kanė sensibilizuar dhe ndikuar nė opinionin publik mbi pasojat e duhanit, njofton QIK.

Ministri po ashtu inkurajoi tė pranishmit pėr punėn e mėtutjeshme pėr tė vetėdijesuar shoqėrinė tonė me pasojat tragjike tė konsumit tė duhanit.

Po ashtu diskutuan edhe Prof. Naser Ramadani, Dr. Pashk Buzhala, Dr. Nurishahe Hulaj etj. Secili nga diskutuesit nė tryezė vuri nė pah aspektet e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė dėmit tė duhanit dhe duhan pirjes. Pėr kėtė qėllim janė organizuar aktivitete tė shumta, duke filluar nga ligjėrata nėpėr shkolla, prodhimi i materialeve edukativo shėndetėsore.

Porositė kryesore tė kėsaj dite janė: tė ndalohet reklamimi dhe promovimi nė ēfarėdo forme i prodhimeve tė duhanit nga ēdo person fizik apo juridik. Aktivitetet e tjera vazhdojnė sipas programit nė Prishtinė dhe vendet tjera nė gjithė Kosovėn.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel