for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Tetor 2008

Mjaft: Qeveria, agresion kriminal ndaj banorėve tė Gėrdecit

Banorėt e Gėrdecit janė vizatur dje nga pėrfaqėsues tė lėvizjes Mjaft, tė cilėt edhe njė herė nuk janė lėnė qė tė hyjnė nė mjediset e Kovaleshencės sė Ministrisė sė Brendshme nė Durrės.

“Aktivistė tė Lėvizjes Mjaft! takuan tė strehuarit aty, jashtė derės sė hekurt tė Shtėpisė sė Pushimit. Tė mbijetuarit njoftuan se iu ėshtė komunikuar nga administrata e Kovaleshencės se koha e largimit u ėshtė shtyrė edhe me njė javė tjetėr, kundrejt pagesės prej 25 mijė lekė nė muaj, e cila do tė fillojė t\'u shpėrndahet brenda javės, sipas autoriteteve tė kampit tė pushimit”, thanė dje pėrfaqėsuesit e lėvizjes Mjaft.

Sipas tyre, teksa gazetarėt nuk lejoheshin tė hynin nė mjediset e Kovaleshencės, pushues me leje kalimi tė Ministrisė sė Brendshme, disa syresh vetėm me mbathje banje, hynin e dilnin me automjetet e tyre pėr tė vajtur nė plazh.

“Tė strehuarit nė Kovaleshencė dhanė dėshmi pėr njė presion psikologjik tė vazhdueshėm nga autoritetet aty, duke nisur nga njoftimet kolektive pėrmes njė qendre zėri, ku u komunikohej tė largoheshin e tė pastronin dhomat, pėrndryshe do t\'iu ndėrpriteshin shėrbimet elementare: ushqim, ujė, energji elektrike, e deri te komunikimet e vazhdueshme nė mėnyrė private mbi mungesėn e alternativave tė tjera, pėrveē largimit”,- thanė pėrfaqėsuesit e Mjaft.

Njė prej tyre, Elisa Spiropali, pohoi se “Dėbimi i kėtyre njerėzve fatkeq e tė traumatizuar, qė kanė humbur gjithēka, prej kėtyre ambienteve, duke u lėnė nė dispozicion vetėm 25 mijė lekė nė muaj pėr ushqim e strehim, ėshtė agresioni kriminal i radhės qė qeveria po u bėn.

Ajo theksoi se dėbimi i tė mbijetuarve tė tragjedisė sė Gėrdecit kryhej pėr ta vėnė Shtėpinė e Pushimit nė dispozicion tė zyrtarėve tė Ministrisė sė Brendshme, nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė mund tė pushonin falas nė dėm tė tė strehuarve aty, me rastin e afrimit tė pushimeve tė verės.

“Lėvizja Mjaft! ėshtė e qėndrimit se ky akt ėshtė anormal, amoral dhe bie ndesh me premtimet e Kryeministrit pėr njė rehabilitim tė plotė tė viktimave tė tragjedisė, pėr tė cilėn, pėrgjegjėsia kryesore bie mbi vetė qeverinė. Gjithashtu, ky veprim ėshtė dėshmi e mungesės sė njė strategjie e vizioni tė qartė tė institucioneve shtetėrore mbi njė kompensim normal material e fizik tė tė mbijetuarve”,- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė lėvizjes Mjaft.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel