U mbajt debati - Ekonomia e tregut, varfėria dhe menaxhimi i resurseve natyrore
|
Qeveria e Kosovės duhet qė shumė shpejt tė hartojė strategji pėr menaxhimin e resurseve natyrore, pasi qė ėshtė koha e fundit kur duhet tė punohet nė kėtė drejtim, kėshtu u tha nė debatin Ekonomia e tregut, varfėria dhe menaxhimi i resurseve natyrore e organizuar tė martėn nga instituti Riinvest.
Vendet mė tė varfra nė botė kanė pasuri tė mėdha natyrore, por autoritetet nuk dinė si t\'i shfrytėzojnė ato. Ky ėshtė njė nga katėr problemet qenėsore me tė cilat ballafaqohen vendet e varfra. Sipas Muhamet Mustafės, drejtor i institutit Riinvest, shteti duhet tė angazhohet nė disa sfera pėr tė shfrytėzuar pasuritė natyrore, njofton RTV 21. Ai ka shtuar se Qeveria duhet tė rregullojė regullativėn ligjore qė siguron njė procedurė transparente, mbrojte tė interesit shoqėror, siguron njė barazi tė investitorėve dhe krijimin e institucioneve qė janė nė gjendje qė kėtė interes ta realizojnė\". Kosova ka pasuri tė mėdha me minerale, dhe sipas ministres sė energjetikės dhe minierave, Justina Pula, institucionet kanė planet pėr shfrytėzimin e tyre. Duke pasur parasysh gjeneratėn e re, qė konsiderohet ndėr resurset mė tė mėdha, nė kėtė debat u tha se Qeveria duhet tė ketė parasysh arsimimin e tė rinjve, pėr tė siguruar njė zhvillim tė gjithmbarshėm dhe tė qėndrueshėm tė vendit. |



