for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Information & media skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Tetor 2008

BIRN dėnon sulmin ndaj gazetarėve

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisė Hulumtuese – BIRN – dėnon ashpėr sulmin ndaj ekipit tė
emisionit ‘Jeta nė Kosovė’, nga ana e sigurimit tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės.

Tė premten, me 6 qershor 2008, rreth orės 13:30, ekipi i BIRN-it ėshtė sulmuar jashtė ndėrtesės sė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės nė Prishtinė, derisa ishte duke xhiruar. Ekipi ėshtė sulmuar nga njė punėtor i sigurimit tė Kėshillit Gjyqėsor, institucion ky qė ishte dashur tė pėrfaqėsojė drejtėsinė nė Kosovė.

‘Unė jam e befasuar me njė sjellje tė tillė, sidomos duke marrė parasysh faktin qė BIRN ka marrėveshje pėr bashkėpunim me Kėshillin Gjyqėsor, me tė cilin i lejojnė gazetarėt tanė qė tė monitorojnė punėn e kėtij kėshilli’, ka thėnė Jeta Xharra, drejtoreshė e BIRN-it nė Kosovė.

Xharra ka shtuar se gazetarėt e BIRN-it nė asnjė mėnyrė nuk e kanė shkelur kodin etik tė gazetarisė dhe nuk e kanė rrezikuar sigurinė e objektit apo tė personelit tė Kėshillit Gjyqėsor. ‘Incidenti ka ndodhur jashtė objektit, aty ku xhirimi ėshtė absolutisht i lejuar’, ka thėnė ajo.

BIRN shpreh indinjatė tė thellė pėr kėtė rast, sidomos kur i gjithė incidenti ka ndodhur nė prani tė zėdhėnėses sė Kėshillit Gjyqėsor, Ajshe Q. Ramadanit.

BIRN thekson se ky kapadaillėk i punėtorėve tė sigurimit tė ėshtė i papranueshėm edhe kėrkon nga drejtori i Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės Halit Muharremi, tė ndėrmerr masa disiplinore tė menjėhershme kundėr personit qė ka ushtruar dhunė ndaj ekipit tonė.

Pėr mė shumė, kėrkojmė qė ky institucion tė kompensojė dėmin material qė ėshtė shkaktuar gjatė incidentit dhe tė kėrkoj falje publike gazetarėve tonė.

Ndėrkohė, BIRN kėrkon nga autoritetet nė Kosovė qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat qė raste tė tilla tė mos ndodhin. Puna e gazetarit dhe liria e fjalės janė tė mbrojtura me ligj dhe ne kėmbėngulim qė kjo tė respektohet me ēdo kusht.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel