Kosova ngrit zėrin kundėr dhunės me armė Siguria mbi tė gjitha!
|
Javėn qė shkoi Kosova ngriti zėrin kundėr dhunės me armė me sloganin; Siguria mbi tė gjitha!. Kjo fushatė njė javore ishte vetėm iniciativė fillestare e Strategjisė mbi Armėt e Vogla dhe tė Lehta nė Kosovė qė u promovua mė 2 qershor.
Fushata filloi me promovimin e Strategjisė mbi Armėt e Vogla dhe tė Lehta nė Kosovė nė prezencė tė zyrtarėve qeveritarė dhe u pasua me tryeza tė rrumbullakėta ku u shtjelluan ēėshtje tė ndryshme: Rinia dhe Armėt e Vogla, Mediat dhe Armėt e Vogla, Shėrbimi Policor i Kosovės dhe lufta e tyre kundėr Armėve tė Vogla dhe tė Lehta (AVL) dhe Ndikimi i Armėve tė Vogla dhe tė Lehta nė ēėshtje Gjinore dhe ato tė Zhvillimit. Nė tė njėjtėn kohė, njė rrjet i OJQ-ve adresoi ēėshtjen e AVL-ve nė nivel lokal nė nėntė komuna: Pejė, Mitrovicė, Ferizaj, Gjilan, Deēan, Skenderaj, Kamenicė, Gjakovė, dhe Prizren. Iniciatorėt e fushatės Siguria mbi tė gjitha, pėrmes njė komunikate pėr media, kanė falėnderuar mediat (elektronike dhe shtypin) pėr kontributin aktiv dhe bujar, rrjetin e OJQ-ve nėn udhėheqje tė Qendrės Kosovare pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (KCIC) dhe tė gjithė pjesėmarrėsit qė morėn pjesė nė mėnyrė aktive nė kėtė fushatė, njofton Telegrafi.com. Njė falėnderim tė posaēėm, organizatori ka drejtuar pėr PTK-nė, qė e mbėshteti fushatėn me dėrgimin e SMS mesazheve mė shumė se 563.000 njerėzve. Fushata, qė ėshtė pjesė e Projektit tė UNDP-sė pėr Armė tė Vogla nė Kosovė ėshtė mbėshtetur nga qeveritė e Suedisė dhe Danimarkės si dhe nga UNDP BCPR. Pasi qė kjo fushatė ishte vetėm fillimi i njė sėrė ngjarjesh dhe aktivitetesh qė do tė pasojnė, pėr ata qė nuk janė inkuadruar, ende nuk ėshtė vonė, thuhet nė fund tė kėsaj komunikate. |



