Standard  
  Intranet  
  Trade  
  News  

Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

0

Shoqėria Civile harton politika pėr rritjen e pjesėmarrjes nė arsim

Duke e vlerėsuar tė pamjaftueshėm angazhimin e organeve qeveritare rreth pjesėmarrjes sė shtuar nė arsim, pjesėtarė tė disa organizatave joqeveritare kanė hartuar politikat pėr rritjen e pjesėmarrjes sė fėmijėve nė arsim parashkollor dhe pėr parandalimin e braktisjes sė shkollimit. Kėto politika janė hartuar nė kuadėr tė projektit ‘Shoqėria Civile pėr Pjesėmarrje tė shtuar nė arsim’, tė cilat do t’ia ofrojnė qeverisė pėr zbatim.

Pėr tė rritur pjesėmarrjen e fėmijėve nė arsim parashkollor, por edhe pėr tė zvogėluar braktisjen e shkollimit, zyrtarė tė Qendrės pėr Arsim tė Kosovės, Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit, Shkencės dhe Kulturės, Shoqatės Kosovare pėr tė drejtat e njeriut dhe fėmijės, si dhe Shoqatės Ndėrkombėtare Hap pas Hapi, kanė hartuar dy politika qė do t’ia rekomandojnė qeverisė pėr zbatim.

Ardita Kabashi – Hima, zyrtare e shoqatės kosovare pėr tė drejtat e njeriut dhe fėmijės, tha se kėto janė dy sfidat mė tė mėdha nė fushėn e arsimit.

Kėto probleme janė evidente, pavarėsisht punės sė bėrė nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė dhe strategjive pėrkatėse, tha Merita Jonuzi, zyrtare e kėsaj ministrie. Ajo tha se pėr tė rritur pjesėmarrjen nė arsim nevojitet tė krijohen kushte mė tė mira nėpėr shkolla, njofton Radio Televizioni i Kosovės.

Ndėrkaq, kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, tha se implementimi i kėtyre politikave do tė ndikojė nė zbutjen e kėtyre probleme, veēmas nė zvogėlimin e braktisjes sė shkollės.

Megjithėse nuk ka tė dhėna tė sakta, vlerėsohet se pjesėmarrja e fėmijėve nė arsimin parashkollor nė Kosovė ėshtė vetėm 2.6 pėr qind, kurse braktisja e shkollimit gjatė periudhės sė pasluftės ka arritur nė rreth 20 pėr qind, respektivisht shtohet pėr rreth njė pėr qind brenda vitit.


Kyēja
Emri i pėrdoruesit:



Rezultate

Sondazhe


Powered by eZ publish