Shėnohet Dita botėrore kundėr punės sė fėmijėve
|
Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, Instituti pėr Politika Sociale, me mbėshtetjen e Ekipit tė Agjencive tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNKT) shėnon 12 qershorin, ditėn botėrore kundėr punės sė fėmijėve, me anė tė konferencės \'Puna e fėmijėve: sfidė pėr Edukim\', qė do tė mbahet sot nė Asamblenė Komunale tė qytetit tė Skenderajt.
Dita botėrore kundėr punės sė fėmijėve shėnohet ēdo vit nė datėn 12 qershor dhe shėrben si njė pikė shėnimi pėr tė gjithė lėvizjen botėrore qė lufton kundėr punės sė fėmijėve. Kjo datė nėnvizon rrezikun me tė cilin pėrballen shumė fėmijė qė nisin tė punojnė nė moshė tė vogėl, si dhe politikat qė duhen ndėrmarrė pėr tė ndaluar punėn e fėmijėve. Kėtė vit dita botėrore kundėr punės sė fėmijėve do tė shėnohet nė mbarė botėn me aktivitete pėr rritjen e ndėrgjegjėsimit se arsimimi ėshtė pėrgjigja e duhur ndaj punės sė fėmijėve. Nė Kosovė, konferenca vjetore pėr parandalimin e punės sė fėmijėve ėshtė pėrqendruar nė rishikimin e angazhimeve tė deritanishme nė adresimin e punės sė fėmijėve, rolin e shkollave nė parandalimin e punės sė fėmijėve dhe hartimin e hapave tė mėtejshėm pėr mbrojtjen e fėmijėve nga puna. Nė konferencė do tė marrin pjesė ministri i Punės, Nenad Rashiq, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, pėrfaqėsuesja e ILO-s, Lindita Boshtrakaj, koordinatori pėr Zhvillim i Agjensive tė KB-sė, Frode Mauring, shefi i Zyrės sė UNICEF-it, Robert Fuderich si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė institucioneve, organizatave vendore e ndėrkombėtare dhe tė shoqėrisė civile. Gjithashtu, konferenca do tė shėnojė edhe pėrmbylljen e njė vargu debatesh me mėsimdhėnės nė lidhje me rolin e shkollės nė parandalimin dhe eliminimin e punės sė fėmijėve si shumė aktivitete tė realizuara nga vetė fėmijėt, nėn udhėheqjen e SBASHK dhe tė Unionit tė Shoqatave tė Prindėrve dhe Arsimtarėve, me mbėshtetjen e ILOs, UNICEF-it dhe UNKT-sė. |



