for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
14 Tetor 2008

Bashkimi Evropian, fond pėr monumentet shqiptare

Njė fond prej tre milionė euro, financim i Komunitetit Evropian do tė shkoj pėr rehabilitimin urban tė disa qendrave tė qyteteve shqiptare dhe zonat ku ka njė potencial tė dukshėm tė trashėgimisė kulturore dhe historike.

Nė ambientet e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ėshtė prezantuar dje projekti pėr ‘Zhvillimin e Qėndrueshėm dhe tė Integruar tė Trashėgimisė Kulturore dhe Historike tė Shqipėrisė\". Ky projekt ėshtė ndėrmarrė me mbėshtetjen financiare tė Delegacionit tė Komisionit Evropian nė Shqipėri.

Sipas ministrit Pango, hapat e para tė tij, qė kanė tė bėjnė me grumbullimin e tė dhėnave dhe fakteve nga qytete tė ndryshme shqiptare ka filluar. Ky projekt zbatohet nga ‘SYNTHESIS AND RESEARCH Ltd., G.Albanis dhe Fintikakis Architects’ si dhe ‘Albanian Multi-Utilities Enterprise Sh.p.k (AME)’. Deri mė tani janė piketuar disa qytete si Tirana, Durrėsi, Tepelena, Himara, Korēa, Shkodra, Orikumi, Elbasani, Kruja. Mes kėtyre bashkive do tė zgjidhen si fituese katėr prej tyre, njofton Gazeta Shqiptare.

Sipas arkitektit Nikos Fintikakis, bashkėpunues nga Greqia i kėtij projekti, bashkitė e 12 qyteteve kanė paraqitur projekte tė ndryshme pėr restaurimet e monumenteve kulturore.

\"Sė bashku do tė pėrzgjedhim se si mund tė investohet mė sė miri fondi i caktuar, prej 3 milionė eurosh, nga Komuniteti Evropian (i tėrhequr nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve). Pasi tė shqyrtohen projektet do tė caktohen 4 (katėr) fituesit nė katėr bashkitė pėrkatėse\", ėshtė shprehur ai.

Skica e projekteve do tė bėhet deri nė dhjetor 2008 dhe restaurimi i tyre pritet tė pėrfundojė brenda prillit 2009.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel