Bomba ekologjike nė shtetin ekologjik
|
Problemet ekologjike nė Ulqin pritet tju vije fundi. Kėshilltari i ekologjisė nė kėtė komunė, Abedin Avdiu, deklaroi pėr Telegrafin se nė bashkėpunim me homologėt dhe qeverinė sllovake ėshtė pėrgatitur njė pilot projekt qė do tė zgjidhte problemin shumėvjeēar tė Kanalit tė Braticės.
Vlera e ofruar nga partnerėt sllovakė, prej 200 mijė eurove, si dhe 30% i kėsaj vlere nga pushteti lokal, do stopojė njėrin nga bartėsit e katastrofės ekologjike nė Ulqin. Ekologu Avdiu shton se me zgjidhjen e problemit tė Kanalit tė Braticės zgjidhet edhe njė pjesė e mirė e problemit tė Port Milenės. Dy emrat e lartė pėrmendur tashmė janė bėrė tė njohur nė tėrė rajonin si pika tė zeza ekologjike, deklaron ekologu, duke cekur se pėr Kanalin e Bratices fati po troket nė derė. Port Milena dikur vend atraktiv pėr shumė turistė tė huaj, i shndėrruar dekadave tė fundit nė Bombė ekologjike ėshtė nė pritje tė fatit. Ekologu Avdiu deklaron se pėr zgjidhjen e problemit tė Port Milenės duhet edhe ndėrhyrja e shtetit sepse kostoja ėshtė marramendėse. Ligjet e reja tė aprovuara kohėve tė fundit pėr taksėn ekologjike rikthejnė shpresėn e humbur pėr zgjidhjen e kėtij problemi dhe mėnjanimin e Bombės ekologjike nga shteti ekologjik. |



