Termocentrali Kosova C, tani projekti diskutohet me popullatėn
|
Projekti pėr ndėrtimin e Termocentralit Kosova C, nuk do tė kalojė pa u diskutuar sė pari me popullatėn e cila ėshtė e para qė do tė pėsojė nga ndotja qė tė lėshojė ai.
Ministria e Energjisė dhe Minierave (MEM) ka publikuar dokumentin Vlerėsimi Strategjik Mjedisor dhe Social, nė mėnyrė qė tė merren vėrejtjet dhe sugjerimet mjedisore pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C dhe hapjen e minierės sė re nė Sibovc. Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar qė projekti tė realizohet, por duke i marrė parasysh tė gjitha aspektet mjedisore dhe sociale. Raporti ėshtė bėrė nė dy faza. Nė fazėn e parė janė anketuar me 1580 ekonomi familjare. Projekti paraqet opsione tė ndryshme pėr lokacionin e projektit Kosova C, ndėrtimit tė kapaciteteve, dhe anėn mjedisore, duke pėrfshirė teknologjinė mė tė avancuar, tha nė njė konferencė pėr media ministrja e Energjetikės dhe Minierave, Justina Pula. Sipas saj, Kosova ėshtė duke zhvilluar parimet e qeverisjes sė mirė, transparencės dhe pajtueshmėrisė me standardet ndėrkombėtare mjedisore dhe sociale, ndėrsa procesi ėshtė nė pajtim edhe me direktivėn e Komisionit Evropian mbi vlerėsimin strategjik mjedisor tė planeve dhe programeve dhe me politikat dhe procedurat e masave mbrojtėse tė Bankės Botėrore. Mahir Yagcilar, ministėr i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, tha se synimet e draft dokumentit janė qė tė finalizohet me standardet evropiane tė mjedisit si dhe tė bėhet pėrfshirja e gjithė shoqėrisė nė debat. Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Ranjit Nayak, pohoi se projekti Kosova C, ėshtė lidhur me ēėshtjet mjedisore dhe ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr tė adresuar problemet mjedisore, meqenėse mjedisi ėshtė shumė i rėndėsishėm si pėr zhvillimin ekonomik ashtu edhe social. Ne jemi kėtu qė tė mbėshtesim qeverinė, nė mėnyrė qė qeveria tė marrė vendime pėr energjinė, qė Kosova tė ketė energji tė mjaftueshme tė ripėrtėritshme. Kosova duhet ti plotėsojė standardet evropiane mjedisore. Ky ėshtė drafti i parė dhe pėrcakton debatin, nė tė cilin shoqėria civile dhe qytetarėt do tė kenė mundėsi tė kyēen, tha pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Ranjit Nayak. |



