NIT2008: Lodhja e reformave paraqet sfidė serioze
|
Raporti i Freedom House Shtetet nė Tranzicion 2008, i publikuar mė herėt gjatė kėsaj jave, ka vėnė re njė shmangie nė rritje tė proceseve demokratike nė mesin e 29 shteteve dhe zonave administrative nga Evropa Qendrore deri tek Euroazia tė cilat janė analizuar pėr progresin e tyre, si dhe mungesat e tė njėjtave, nė fushat e proceseve zgjedhore, shoqėrisė civile, mediave tė pavarura, qeverisjes demokratike kombėtare, kornizės ligjore dhe pavarėsisė si dhe korrupsionit.
`Afro dy dekada pas rėnies sė Murit tė Berlinit, vizioni i njė Evrope mė tė gjerė, tė tėrėsishme dhe tė lirė, mbetet i parealizuar, me njė hapėsirė tė madhe tė Euroazisė qė mbetet jo e lirė`, thuhet nė hyrjen e raportit, tė shkruar nga Christopher Walker dhe Jeannette Goehring. Nė mesin e 29 shteteve tė pėrfshira nė raport, notat mė tė mira i janė dhėnė Sllovenisė dhe Estonisė (1.86 dhe 1.93 pėrkatėsisht), derisa notat mė tė kėqija i janė dhėnė Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, me 6.93 dhe 6.86, pėrkatėsisht. Gjithashtu, republikat baltike dhe shtetet e reja anėtare tė BE-sė tentojnė tė vendosen nė maje tė listės, me republikat autoritare tė ish Bashkimit Sovjetik nė Qendėr tė Azisė nė fund tė listės. Nė mesin e shteteve tė Ballkanit, vlerėsimet mė tė mira i janė dhėnė Rumanisė dhe Bullgarisė, veēmė janė nė BE dhe NATO, tė cilat, siē thekson Raporti, `kanė kontribuuar nė arritjen e ambicieve pėr tiu bashkuar komunitetit evropian tė shteteve demokratike`. Nė rajon, raporti NIT gjen reforma shumė tė avancuara demokratike dhe njė shoqėri civile elastike. Ai (raporti) ka vėrejtur rolin e fuqishėm qė ideja evropiane dhe perspektiva e anėtarėsimit nė BE luan nė proceset e reformave. Nė anėn tjetėr, ai ka vėrejtur sfidat e paraqitura nga ēėshtjet e mbetura tė paskonflikteve dhe institucioneve tė dobėta. Nga vendet e Ballkanit qė ende duhet ti bashkohen BE-sė, notat mė tė larta prej 3.64 i janė dhėnė Kroacisė, i ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi me 3.79 secili, Shqipėria me 3.82, Maqedonia me 3.86 dhe Bosnja e Hercegovina me 4.11. Kosova ka shkallėn mė tė ulėt nė Ballkanin Perėndimor (5.21) dhe ėshtė theksuar si sfida mė e madhe nė rajon, me Qeverinė e cila duhet tė ndalojė korrupsionin e shfrenuar dhe tė pėrmirėsojė gjyqėsorin e vet, derisa ndėrton shtet funksional dhe kėrkon njė zgjidhje paqėsore me pakicėn e saj serbe. Pėr raporte mė tė detajuara dhe tabela (nė gjuhėn angleze) pėr secilin shtet, vizitoni lidhjen e internetit nė vijim. Vėrejtje: Vlerėsimet janė bazuar nė njė shkallė prej 1 nė 7, ku 1 paraqet nivelin mė tė lartė tė progresit demokratik dhe 7 atė mė tė ulėtin. |



