for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Shtator 2008

BSPK: Punėtorėt po shkelen nė tė gjithė sektorėt

Kryetari i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, Haxhi Arifi tha nė 18 vjetorin e krijimit tė kėsaj sindikatė se tė drejtat e punėtorėve janė duke u shkelur nė tė gjithė sektorėt e shoqėrisė.

“Problemet e theksuara tė punėtorėve janė procesi i privatizimit, mos dhėnia e 20 pėr qindėshit pėr punėtorėt nga ndėrmarrjet e privatizuara, ligji i punės, etj, tha kryetari i BSPK-sė, Haxhi Arifi.

Ai nuk la pa kritikuar edhe qeverinė e Kosovės pėr trajtimin qė janė duke jua bėrė punėtorėve qė punojnė nė sektorin publik,duke mos ja rritur pagat, njofton telegrafi.com.

“Punėtorėt nė sektorin publik me tė drejtė kėrkojnė rritje tė pagave dhe pėrmirėsimin e kushteve tė tjera si sigurinė nė punė, mbrojtjen shėndetėsore, etj. Kėto kushte duhet tė plotėsohen pėr arsye se inflacioni sipas shifrave zyrtare ėshtė diku rreth 13.5 pėr qind kurse sipas shėnimeve tona ai ėshtė mbi 25 pėr qind. Kjo nė mėnyrė direkte ndikon nė kushtet e qytetarėve dhe punėtorėve tė Kosovės”, tha Arifi.

Sipas tij, qeverisė i ėshtė bėrė me dije se nėse nuk i pėrmbush obligimet ndaj punėtorėve, janė tė detyruar tė ndėrmarrin hapa tjerė.

“Kaluan dy muaj qė nga mbajtja e protestės sė 1 majit ku kėrkesat i janė drejtuar qeverisė, por pėr fat tė keq deri mė sot qeveria nuk ka marrė asnjė hap qė tė bisedohet pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve, tė cilat janė tė grumbulluara”, ka pohuar ai.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel