Sėrish kamion me ngarkesė radioaktive
|
Ėshtė penguar njė tentim i ri pėr hyrje nga Kosova nė Maqedoni tė njė ngarkese radioaktive, pėrmes vendkalimit kufitar Bllacė dhe kamioni ėshtė kthyer nė Kosovė.
Drejtoria Doganore e Maqedonisė, tha se dje, herėt nė mėngjes, nė Bllacė ėshtė regjistruar njė kamion nga Kosova, i ngarkuar me material qė ka pėrmbajtur radium me rrezatim 9.000 herė mė tė madh sesa ai i lejuar, informon gazeta Koha Jonė. Sipas Drejtorisė Doganore, bėhet fjalė pėr deri tani nivelin mė tė lartė tė regjistruar tė rrezatimit radioaktiv gjatė dy viteve tė shkuara. Kamioni i ngarkuar me hedhurina tė vjetra hekuri ėshtė ngarkuar nė Prishtinė, ndėrsa destinacioni pėrfundimtar ka qenė ish-metalurgjiku nė Elbasan. Nė fillim tė qershorit, autoritetet doganore tė Maqedonisė parandaluan dy tentime pėr hyrje nė vend nga Kosova tė hekurit radioaktiv. |



