for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Kroacia skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

Bordi organizativ i ngjarjes Pride dėnon dhunėn

Bordi organizativ i ngjarjes Zagreb Pride 2008 ka dėnuar sulmet mbi aktivistėt homoseksualė Kristijan Grgjana dhe Sanja Juras si dhe tre pjesėmarrėsit tė cilėt po vinin nė Pride nga Kosova, duke shprehur solidaritetin dhe mbėshtetjen e tyre tė plotė pėr viktimat.

Bordi i sheh incidentet si sulme nė lirinė e mendimit, shprehjes, takimin publik dhe aktivitetin politik dhe kėrkon nga autoritetet t’i trajtojė ato si krime tė urrejtjes, jo vetėm si keqbėrje tė thjeshta, siē janė paraqitur fillimisht.

Ata gjithashtu kanė kėrkuar nga institucionet mė tė larta tė shtetit, Presidenti, Kryeministri dhe Qeveria tė dėnojnė menjėherė dhunėn homofobike qė ka ngjarė gjatė dhe pas Pride-t.

-Dėnimi ėshtė i domosdoshėm, nė pajtim me vlerat evropiane, dhe duhet tė ndiqet me veprime konkrete pėr t’i dhėnė fund dhe tė eliminojnė homofobinė, transfobinė dhe bifobinė qė janė jashtėzakonisht tė pranishme nė shoqėrinė kroate, ka thėnė Bordi.

Pride i kėtij viti ishte mė i madhi deri mė tani, sa i pėrket numrit tė pjesėmarrėsve, dhe ka kaluar ashtu si organizatorėt e kanė pritur: nė mėnyrė paqėsore dhe me dinjitet, por gjithashtu guximshėm, me zhurmė dhe krenari. Ai ka pranuar mbėshtetje politike nga Presidenti kroat Stipe Mesiq dhe katėr partitė politike parlamentare: SDP, HNS, HSLS dhe SDSS, qė njėkohėsisht ėshtė pėrkrahja mė e madhe politike e marrė ndonjėherė mė parė.

Kėshilli organizativ ka theksuar bashkėpunimin shembullor me policinė, tė cilėt kanė kryer njė punė tė shkėlqyeshme pėr tė siguruar tubimin dhe nuk u lejoi bandave tė rrugėve tė sundojnė Zagrebin si vitin e kaluar.

Ngjarja ėshtė zhvilluar nėn vėmendjen e veēantė tė Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Kėshillit tė Evropės. Organizatorėt do t’i njoftojnė ata pėr ngjarjen, dhe nė veēanti pėr sulmet e dhunshme dhe sjelljen e policisė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel