Mjaft!: Aksion me qepė e kripė, ilaēe pa hile, ilaēe pa tender
|
Nėn sloganin \\\"Ilaēe pa Hile- Ilaēe pa Tender\\\", Lėvizja Mjaft! zhvilloi sot nė mesditė njė aksion para Ministrisė sė Shėndetėsisė, mbi mungesėn e barnave dhe problemeve tė shumta me tė cilat po pėrballet sistemi shėndetėsor shqiptar.
\\\"Ne jemi tė mendimit se ka ardhur koha tė kthehemi te tradita jonė e ēmuar popullore pa tender. Madje, njė nga arsyet pse sistemi shėndetėsor ndodhet nė kėtė situatė, lidhet pikėrisht me humbjen e kėsaj tradite dhe burimeve tė dijes popullore dhe vlerave shėruese tradicionale\\\", ironizoi aktivisti i Mjaft!, Leart Kola. Aktivistė dhe vullnetarė tė Lėvizjes, pėrgatitėn fasho-kompresa me qepė e kripė, tė cilat nė mėnyrė simbolike do tė qetėsonin vuajtjet e shėndetėsisė shqiptare dhe i bėnė thirrje ministrit Ndoka tė kthente sytė nga mjekėsia popullore deri nė njė zgjidhje pėrfundimtare tė sigurimit tė barnave konvencionale pėrmes formės sė tenderimit. \\\"Sot ne po i japim ministrit Ndoka dhe qeverisė shqiptare njė shembull se si ta zgjidhė kėtė problem pėrmes disa dijesh bazike qė i kemi pasur kaq afėr dhe nuk i kemi konsideruar kurrė - vėrejti Kola, duke shtuar - kėto barna qė po pėrgatisim sot, do ia dhurojmė ministrit Ndoka pa tender, i cili mund tė nisė shpėrndarjen e tyre nėpėr spitale, duke dhėnė shembullin e mirė tė mėnyrave tė zgjidhjes sė krizės. Gjithashtu, kalimtarė tė rastit u ndalėn para farmacisė sė improvizuar tė Mjaft!, duke u vetėshėrbyer nga njė damixhane me raki kumbulle (tė vėrtetė dhe tė bėrė vetė), dhe duke ngritur dolli nė shėndet tė qeveritarėve shqiptarė. Rakia njihet nė fakt, si njė medikament universal, i njohur si \\\"Ilaēi qė shėron brengat e trupit dhe tė shpirtit\\\", siē theksuan aktivistė tė Lėvizjes. Gjithashtu, aktivistėt e Mjaft! duke ironizuar gjendjen nė tė cilėn ndodhet sistemi shėndetėsor shqiptar, lexuan njė listė me barna popullore dhe sėmundjet qė ato shėronin, si barna popullore tė kudogjendura qė shėrojnė ftohjen, probleme tė aparatit tretės, verdhėzėn (Hepatiti B), problemet e shtatzėnisė etj. Nė javėt nė vazhdim Lėvizja Mjaft! do tė ndėrmarrė njė sėrė aksionesh qytetare, pjesė tė njė fushate kombėtare mbi shėndetėsinė, ku do tė pėrfshihen edhe klubet e Lėvizjes nėpėr qytetet kryesore tė vendit. |



