OSBE: Sistemi gjyqėsor joefikas nė rastin e trazirave tė marsit 2004
|
OSBE-ja ka kritikuar sistemin gjyqėsor tė Kosovės pėr mosefikasitet tė duhur nė rastin e trazirave tė marsit 2004.
Katėr vjet mė vonė nė njė raport tė publikuar nga misioni i saj nė Kosovė thuhet se gjykatat e Kosovės ende kanė vėshtirėsi pėr tė siguruar deklaratat e dėshmitarėve dhe shpesh nuk kanė marrė parasysh motivin etnik. Shefi i kėsaj organizate nė Kosovė, Tim Guldimann, nė publikimin e kėtij raporti ka thėnė se me gjithė gatishmėrinė dhe garancitė e institucioneve tė Kosovės pėr mbrojtjen e pakicave, sistemi i drejtėsisė nė Kosovė mbetet nėn nivelin e duhur. Nga ana tjetėr, Zait Xhemaili nga Gjykata Supreme e Kosovės ka pranuar se raporti i OSBE-sė paraqet gjendjen reale, por ka thėnė se rezultat i kėsaj ėshtė numri i vogėl i gjyqtarėve dhe i prokurorėve, transmeton KTV. |



