for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Serbia skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Arrestohet Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq, njė nga tre tė mbeturit nga “tė arratisurit e Hagės” (sė bashku me Ratko Mlladiqin dhe Goran Haxhiqin) tė cilėt para Gjykatės ndėrkombėtare penale pėr ish-Jugosllavinė duhet tė pėrgjigjen pėr krimet e luftės dhe krimet kundėr njerėzimit tė kryera nė luftėn nė Bosnje e Hercegovinė gjatė viteve 1992-1995, ėshtė arrestuar nė Beograd, pas 12 vjet fshehjeje.

Karaxhiq ėshtė arrestuar nga ana e pjesėtarėve tė Agjencisė serbe tė sigurimit informativ (BIA), dhe tanimė ėshtė dėrguar pėr dėgjim para gjykatėsit hetues sė Gjykatės sė Qarkut pėr krime lufte Milan Dilpariq.

Karaxhiq arrestohet, pritet nė Mlladiqin.
Karaxhiq arrestohet, pritet nė Mlladiqin.
Kryeprokurori i Tribunalit tė Hagės Serge Brammertz e ka pėrshėndetur arrestimin dhe ka shtuar se kjo ėshtė “njė ditė shumė e rėndėsishme pėr viktimat tė cilat e kanė pritur kėtė arrestim pėr mė shumė se njė dekadė. Kjo gjithashtu ėshtė njė ditė e rėndėsishme pėr drejtėsinė ndėrkombėtare, sepse tregon qartė se askush nuk ėshtė jashtė dorės sė ligjit dhe se herėt a vonė tė gjithė tė arratisurit do tė dalin para drejtėsisė”, ka porositur Brammertz.

Tribunali i Hagės ka njoftuar se data e transferimit nė njėsinė e burgut tė Tribunalit do tė vendoset sė shpejti, derisa nė Beograd pritet qė dorėzimi tė ndodhė gjata nėntė ditėve tė ardhshme.

Kundėr Karaxhiqit nė Hagė janė ngritur dy akuza, njėra nga 25 korriku 1995 derisa tjetra nga 16 nėntor 1995, tė cilat e ngarkojnė atė pėr gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit nė luftėn e Bosnjės, pėrfshirė orkestrimin e fushatės sė spastrimit etnik, dhunimeve masive, likuidimin e tė burgosurve dhe krijimin e llogoreve tė pėrqendrimit, si dhe rrethimin e Sarajevės dhe gjenocidin nė Srebrenicė.

Udhėheqėsja e shoqatės “Nėnat e enklavave Srebrenica dhe Zhepa” Munira Subashiq ka deklaruar se arrestimi paraqet njė pjesė tė drejtėsisė pėr familjet e viktimave tė cilat qė 13 vite presin arrestimin e tė arrestuarve tė Hagės.

- Pa drejtėsi nuk ka pajtim. Megjithatė Karaxhiq ka qenė pjesė e politikės sė Beogradit, sepse unė jam e sigurt se ata e dinė se ku gjenden tė akuzuarit e mbetur tė Hagės, gjenerali Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq, thotė Munira Subashiq pėr radion sarajevase Radio 202.

Lajmi mbi arrestimin ka nxitur mirėpritje nė Sarajevė, ku njerėzit kanė dalė nė rrugė duke festuar. Nė Beograd njė numėr i vogėl i pjesėtarėve tė organizatave ultra-djathtiste kanė dalė para ndėrtesės sė Gjykatės sė Qarkut pėr tė protestuar, por shpejt janė shpėrndarė nė rrugėt dytėsore nga ana e pjesėtarėve tė forcave tė mėdha tė sigurisė tė vendosura rreth gjyqit.

Karaxhiq fshihet nga drejtėsia qysh prej vitit 1996, kur ndaj tij ėshtė lėshuar fletarrestimi ndėrkombėtar. Tribunali i Hagės disa herė ka pohuar se ka informacione se ai gjendet nė Serbi. Nė momentin e arrestimit, ai ishte duke punuar nė njė ordinancė private si doktor i mjekėsisė alternative, nėn emrin e rrejshėm Dragan Dabiq.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel