Sot fillon asgjėsimi i vajit disulfurik
|
Asgjėsimi i acidit disulfurik nga maunat, tė parkuara nė parkun e kompleksit industrial Trepēa nė Mitrovicė mund tė nis tė hėnėn (sot). Kėshtu ka paralajmėruar ministri i ambientit dhe i planifikimit hapėsinor, Mahir Yagcillar, procesi ligjor i tenderimit do tė kryhet po ashtu sot.
Kėtė ditė do tė pėrzgjidhet edhe kompania fituese e tenderit dhe shkatėrrimi ka gjasa tė fillojė po sot, ka thėnė Yagcillar. Asgjėsimi do tė jetė njė proces i mbikėqyrur mirė dhe sipas ministrit do tė bėhet nė pajtim me ligjin nė mėnyrė qė tė mos krijohen kurrfarė telashesh tė reja mjedisore. Kompania e cila e ka fituar tė drejtėn e asgjėsimit ėshtė kompania kroato-kosovare Eko-center. Vendosja e kėtyre maunave ka shkaktuar pakėnaqėsi te qytetarėt e Mitrovicės, tė cilėt kishin protestuar disa ditė radhazi. Ndėrsa, Qeveria e Kosovės, pėr shkak tė mosmenaxhimit tė duhur tė situatės ka suspenduar nga puna, drejtorin e doganave Naim Huruglica dhe zėvendės-ministrin e mjedisit dhe planifikimit hapėsinor Muhamed Aliun. |



