Buxheti mund ti ketė humbur 6 milionė euro nė gjashtėmujorin e parė
|
Agjencia Antikorrupsion nė konferencė nė Qendrėn Mediale nė Ēagllavicė, ka thėnė se buxheti i Kosovės gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti ka mundėsi t\'i ketė humbur rreth 6 milionė euro nga shkalla e korrupsionit nėpėr institucionet publike.
Gjatė periudhės sė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti buxheti i Kosovės llogaritet t\'i ketė humbur rreth 6 milionė euro. Kėtė informatė e konfirmoi drejtori i Agjencisė Antikorrupsion, Hasan Preteni gjatė njė debati nė Qendrėn Mediale nė Ēagllavicė, njofton RTV21. Edhe kėsaj radhe ai ka theksuar se ky institucion do tė vazhdojė edhe mė tej tė jetė i pavarur duke bėrė paraqitjen e tė gjitha rasteve tė keqpėrdorimeve nė organet e drejtėsisė. Ndėrkaq, departamenti i Policisė sė Kosovės pėr krime ekonomike ka paraqitur tė dhėnat pėr numrin e ndėrhyrjeve tė tyre dhe numrin e tė arrestuarve gjatė periudhės janar-qershor 2008. Sipas kėtij raporti deri me tash janė ngritur 287 kallėzime penale dhe janė arrestuar 71 persona. Sipas tė dhėnave tė Agjencisė Antikorrupsion keqpėrdorimet mė tė mėdha bėhen gjatė tenderimeve ku konsiderohet se buxheti i Kosovės ka humbur rreth 3 milion euro. Nė kėtė debat u theksua se jo rrallė edhe vetė organet e drejtėsisė pėrfshihen nė kėto dukuri. |



