for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Renewable energy skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Qeveria miraton projektin pėr prodhimin e energjisė nga era

Pėrveē termocentralit, Vlora do tė shfrytėzohet edhe pėr prodhimin e energjisė nga era. Njė sipėrfaqe pyjore prej 95.746 hektarė nė rrethin e Vlorės do tė shėrbejė pėr ndėrtimin e njė parku eolik (park pėr prodhimin e energjisė nga era) nga firma \"Enpower Albania\". Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave.

Qeveria ka miratuar heqjen dhe ēregjistrimin nga fondi pyjor dhe kullosor kombėtar tė disa ngastrave, me sipėrfaqe prej 95.746 hektarė qė do tė pėrdoren nga kompania \"Enpower Albania\".

Pėr vendosjen e anemometrave, tė nėnstacioneve, pėr infrastrukturėn lidhėse elektrike, aerogjeneratoret dhe shtyllat e tensionit tė lartė do tė pėrdoret 11.765 hektarė fond kullosor dhe 0.208 hektarė fond pyjor, gjithsej 11.973 hektarė. Ndėrsa 83.774 hektarė do tė pėrdoren nga kjo kompani pėr tė ndėrtuar rrugėt lidhėse me aerogjeneratorėt, etj.

Kėto sipėrfaqe pyjore bėjnė pjesė nė ekonomitė pyjore Brinjat e Fushės-Karaburun, Kume-Shashicė, Ana e Detit-Palase, Parku Pyjor Llogara dhe nė ekonomitė kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashicė, Shashicė-Gumenicė, Ana e Detit.

Qeveria vendosi qė tė pėrcaktohen nė terren dhe nė hartė kufijtė e rinj tė fondit pyjor dhe kullosor kombėtar, qė rezultojnė nga heqja e sipėrfaqeve tė kėtyre ngastrave.

Kompania \"Enpower Albania\" ngarkohet qė brenda 2 vjetėve nga hyrja ne fuqi e kėtij vendimi, tė pėrmirėsojė 93 hektarė kullota, si dhe do tė pyllėzojė 4 hektarė me pyje sipas ngastrave tė pėrcaktuara nga drejtoria pėrkatėse e shėrbimit pyjor.

Projektet e prodhimit tė energjisė nga era iu shtohen atyre tė hidrocentraleve dhe termocentralit qė kanė hyrė tashmė nė fazėn e realizimit tė tyre. Ato kanė si synim krijimin e burimeve tė reja prodhuese tė energjisė nė vend, me qėllim pėrballimin nė rritje tė kėrkesės.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel