for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
22 Nėntor 2008

Mitrovicasit vazhdojnė kundėrshtimin ndaj kamionėve me vaj disulfurik

Kėshilli organizativ i protestave kundėr maunave me materie tė rrezikshme tė vajit disulfurik nė Mitrovicė, nė njė takim me gazetarė, sot nė Prishtinė, ka kėrkuan nga Qeveria qė tė mos fillojė me asgjėsimin e kėtij vaji nė ‘Trepēė’, sepse kjo fabrikė nuk plotėson as kushtet minimale pėr njė gjė tė tillė.

Fabrika e pajimeve tė procesit “Trepēa”, nuk ėshtė nė gjendje tė rregullt dhe nuk i plotėson as kushtet minimale pėr djegien e vajit, i cili prejardhjen e ka nga Irani, thanė zyrtarė tė Kėshillit organizativ tė protestave.

Anėtari i kėtij Kėshilli, Xhelal Sveēla tha se sėrish do tė vazhdojnė protestat, mirėpo tani ato do tė mbahen para kėsaj fabrike, nė mėnyrė qė tė pengohet fillimi i asgjėsimit tė kėtij helmi, sepse do tė pėsojnė tė gjithė banorėt, shtėpitė e tė cilėve janė dhjetėra apo qindra metra larg.

Ndėrsa Faruk Mujka, po ashtu anėtar i Kėshillit organizativ, tha se, nga maunat sot janė vėrejtur rrjedhje pėr ēfarė ai konsideron se ėshtė me rrezikshmėri. Nėse nuk bėhet njė intervenim nė ripaketimin e tyre, mė vonė tė gjithė do t\'i shohin pasojat, tha Mujka, transmeton Radio Televizioni i Kosovės.

Sveēla dhe Mujka, demantuan pohimet e zyrtarėve tė Qeverisė dhe atyre tė Ministrisė sė Mjedisit se fabrika e pėrcaktuar pėr djegien e kėtij vaji, plotėson kushtet pėr shkatėrrimin e kėtij materiali. Ata kanė paralajmėruar sot fillimin e serishėm tė protestave, qysh nesėr duke filluar nga Sheshi “Adem Jashari” nė Mitrovicė pėr tė vazhduar deri tė dyert e fabrikės, ku do tė ngritėn tenda, derisa Qeveria tė intervenojė pėr mos asgjėsimin e helmit nė kėtė fabrikė. Gjithashtu, kėrkesė e protestuesve ėshtė edhe largimi i kėsaj materie pėr nė vendin e origjinės.

Ndėrkaq Qeveria e Kosovės i ka siguruar njė ditė mė parė qytetarėt e Mitrovicės se maunat me materie tė rrezikshme tė vajit disulfurik, do tė asgjėsohen nė mėnyrė tė sigurt dhe transparente dhe sipas saj, ekzekutivi nuk do tė marrė asnjė veprim qė mund ta rrezikojė jetėn dhe sigurinė e qytetarėve. Ekzekutivi kosovar u bėri thirrje qytetarėve tė Mitrovicės, qė tė mos brengosen dhe njėkohėsisht kėrkon tė jenė tė matur dhe tė arsyeshėm nė veprimet e tyre.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel