for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Pėrfshihu > Mundėsi Donacioni skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
22 Nėntor 2008

REC: Thirrje pėr grante nacionale

Qendra Rajonale pėr Mjedis pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore (REC Zyra nė Kosovė) shpall raundin e tretė tė granteve nacionale pėr pranimin e projekt propozimeve nga organizatat e shoqėrisė civile, me temėn: mjedisi urban dhe qėndrueshmėria nė Ballkanin Perėndimor.

Ky program i granteve financohet nga Agjencia Suedeze pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim Ndėrkombėtar (Sida).

Shuma pėr grant ėshtė 8,000 – 10,000 EUR, ndėrsa shuma e pėrgjithshme pėr Kosovėn ėshtė 40,000 EUR. Nė raste tė projekteve ku dėshmohet partneriteti i shumėfishtė dhe involvim i njė numri tė madh tė pjesėmarrėsve, si dhe pėrmbushėn kushte tjera tė specifikuara nė Udhėzimin pėr Grante, shuma e grantit mund tė shkojė deri nė 15,000 EUR.

Projektet tė cilat dėshmojnė vazhdim tė aktiviteteve tė financuara nga raundi i parė i granteve nacionale do tė konsiderohen me pėrparėsi.

Procedura e aplikimit pėrbėhet prej dy fazave: faza e projekt idesė (konceptit) dhe faza e dytė e propozimit tė plotė.

Pėr projekte mund tė aplikojnė organizatat e shoqėrisė civile, tė cilat pėr fokus tė punės kanė mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qėndrueshėm dhe tė cilat janė tė regjistruara nė bazė tė ligjeve pėrkatėse nė Kosovė.

Afati pėr dorėzimin e projekt ideve: 15 Shtator ora 17:00. Aplikacionet pėrmes faksit apo formės elektronike (e-mailit), si dhe propozimet nė formular tjerė nuk do tė merren parasysh.

Udhėzimet dhe formularin e aplikimit i keni te bashkangjitura mė poshtė.

Pėr informata shtesė kontaktoni: Merita Mehmed nė tel: 038 552 123; ose e-mail: mmehmed@kos.rec.org

Dosje nė bashkėngjitje

 Thirrje pėr grante nacionale
299.00 KB
Udhėzimet dhe formulari i aplikimit




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel