Zjarr nė Malėsi tė Madhe, digjen mbi 10 hektarė pyje
|
Njė tjetėr vatėr zjarri ėshtė shfaqur nė Malėsinė e Madhe. Bėhet fjalė pėr flakė masive nė zonėn e pyllėzimit tė ri tė Postopojės nė komunėn e Shkrelit.
Me dhjetėra hektarė tokė e pyllėzuar me bime eterovajore tė 20-vjeēarit tė fundit janė pėrfshirė nga flakėt. Drejt zonės kanė shkuar forca tė ndėrhyrjes kundėr zjarrit nga qyteti i Shkodrės nė ndihme tė MKZ-sė sė Malėsisė sė Madhe. Gjithashtu nė shuarjen e flakėve janė angazhuar dhe forcat e rendit, tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe popullata e zonės. Nuk ka patur rrezik nė zona tė banuara, megjithatė u punua nė lokalizimin e zjarrit, dhe nė shuarjen e tij, njofton agjencia Balkanweb. Aktualisht raportohet se vatra aktive nuk ka, ndėrsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, si dhe dėmi i shkaktuar. Nuk pėrjashtohet shkaku i pakujdesisė sė banorėve, tė cilėt nė kėtė periudhė djegin sipėrfaqet e tokės pas korrjes sė tė mbjellave. Ky ėshtė rasti i dytė emergjent nė Malėsinė e madhe, ku dy ditė mė parė njė tjetėr zjarr i madh ra nė fshatin Grizhė, duke rrezikuar dhe banesat e fshatarėve tė kėsaj zone. |



