OSBE ndihmon luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore
|
Misioni i OSBE-sė nė Shkup ėshtė duke zhvilluar aktivitete nė luftėn kundėr tregtisė me qenie njerėzore, dukuri e cila ėshtė e pėrhapur nė Maqedoni dhe mė gjerė.
Pėr kėtė qėllim OSBE ka organizuar pesė sesione trajnimi qė do tė mbahen nė katėr muajt dhe ardhshėm dhe do ti ndihmojnė pjesėmarrėsit tė njihen mė mirė me fenomenin e trafikimit tė qenieve njerėzore. Sesionet e kėtij trajnimi paraqesin njė mundėsi pėr pjesėmarrėsit tė hulumtojnė domethėnien e termit trafikimi me femra dhe tė shqyrtojnė atė si formė tė dhunės gjinore dhe cenim tė tė drejtave tė njeriut, deklaroi Donald Bisson, Shef i Departamentit pėr Sundimin e tė Drejtės pranė Misionit tė OSBE-sė, transmeton agjencia e lajmeve INA. Ndėrkaq, Katerina Kollozova, drejtoreshė e qendrės Euro Ballkan tha se: Faktorėt tė cilėt kontribuojnė nė tregtinė me femra janė tė ndryshėm dhe tė ndėrlikuar, dhe ato dallojnė nga vendi nė vend. Programi i trajnimit do tė ndihmojė nė identifikimin e faktorėve tė cilėt i bėjnė femrat tė pambrojtura ndaj trafikimit dhe do ti ndihmojė OJQ-tė nė zhvillimin e projekteve tė duhura nė fushėn e luftės kundėr tregtisė me njerėz, dhe do tė promovojė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht tė femrave dhe fėmijėve. Projekti organizohet nga Qendra pėr hulumtim dhe studime gjinore Euro Ballkan, me pėrkrahje tė Qeverisė sė Republikės Federale tė Gjermanisė dhe Misionit Vėzhgues tė OSBE-sė nė Shkup. Elizabeth Myler, ushtruese e detyrės Ambasadore gjermane nė Shkup, tha se qeveria gjermane e pėrkrahu kėtė iniciativė me qėllim qė tu ofrojė OJQ-ve program pėr trajnim qė do ti pėrgatitė dhe mundėsojė ato tė veprojnė nė mėnyrė efikase nė terren. Ne konsiderojmė se pėrforcimi i shoqėrisė civile dhe posaēėrisht femrave ėshtė prioritet i rėndėsishėm nė luftėn kundėr tregtisė me qenie njerėzore, tha ajo. Ky program do tė inkurajojė bashkėpunim ndėrmjet OJQ-ve aktive nė nivel themelor dhe do ofrojė platformė pėr bashkėpunim tė mėtutjeshėm. |



