for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
22 Nėntor 2008

Shoqatat mjedisore i bėjnė thirrje qeverisė tė marrė masa pėr ndalimin e zjarreve

Nė emėr tė organizatave dhe shoqatave mjedisore, ne shprehim tronditjen dhe shqetėsimin tonė tė thellė pėr masakrėn mjedisore nė formėn e djegies sistematike tė ullishtave nė Shqipėri.

Lajmet pėr shkatėrrimin e ullishtave dhjetėra e qindravjeēare nė vendin tonė u ngjajnė buletineve tė luftės. Pardje ishte Berati, dje ishte Divjaka e Delvina, sot ėshtė Himara apo Kruja, nesėr Elbasani apo Rrogozhina, thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė lėshuar nga Qendra Eden.

Shoqatat mjedisore shqiptare i bėjnė thirrje urgjente organeve qendrore dhe vendore tė marrin masat mė tė ngutshme dhe mė tė ashpra pėr ndalimin e menjėhershėm tė kėsaj mynxyre.

Nder tė tjera, shoqatat mjedisore i bėjnė thirrje Kryeministrit tė ushtrojė pushtetin e tij, sipas Nenit 101 tė Kushtetutės, duke nxjerrė njė akt normativ i cili:
1. do tė ashpėrsonte masat shtrėnguese kundrejt zjarrvėnėsve;
2. do tė ndalonte nė mėnyrė tė pėrhershme ndryshimin e destinacionit tė ullishtave nė troje ndėrtimi;
3. do tė urdhėronte Ministrinė e Brendshme tė krijonte forcat zjarrfikėse ajrore, me baza nė tė gjitha aeroportet e vogla tė vendit;
4. do tė urdhėronte Ministrinė e Mjedisit, tė Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe Ministrinė e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, pėr marrjen e tė gjitha masave pėr kthimin e ullishtave nė gjendjen e pėrparshme;
5. do tė rriste fuqinė vetėvepruese tė organeve tė pushtetit vendor nė luftėn kundėr zjarrit, si dhe nė kultivimin dhe mbarėshtimin e ullishtave;
6. do t’i bėnte thirrje prokurorisė tė ndiqte penalisht tė gjithė shkaktarėt dhe tė siguronte dėmshpėrblim tė plotė nga ana e tyre.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel