Konferencė pėr parandalimin e krimit financiar
|
Nė organizim tė Zyrės sė Kryeministrit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe me mbėshtetjen e Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė, tė mėrkurėn, nė Prishtinė, organizohet konferenca me temėn - Parandalimi i krimit financiar, korrupsionit dhe pastrimit tė parasė nė Kosovė.
Fjalėn kryesore nė kėtė konferencė do ta mbajė kryeministri Hashim Thaēi, ndėrsa me njė fjalė rasti do tė paraqitet edhe shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė, Renzo Daviddi. Nė konferencė do tė flasin edhe ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala, ministrja e Drejtėsisė, Nekibe Kelmendi, ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti dhe pėrfaqėsues tė autoriteteve pėrkatėse, pėrgjegjėse pėr zbatimin e Programit qeveritar pėr parandalimin e ekonomisė joformale nė Kosovė, bėhet e ditur nė njė njoftim tė Qeverisė sė Kosovės. Me nismėn e kryeministrit Thaēi, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka krijuar Programin qeveritar pėr parandalimin e ekonomisė joformale nė Kosovė pėr vitet 2008-2009, me ndihmėn e Ekipit tė Projektit tė BE-sė, pėrgjegjės pėr zbatimin e projektit Fuqizimi i kapacitetit kosovar pėr tė luftuar pastrimin e parave dhe korrupsionin. Programi paraqet bazėn pėr parandalimin e ekonomisė joformale dhe korrupsionit nė Kosovė dhe ėshtė edhe njė sinjal i qartė pėr qytetarėt e Kosovės dhe bashkėsinė ndėrkombėtare se Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė e zotuar pėr tė luftuar korrupsionin, krimet tjera tė rėnda financiare dhe ekonominė joformale nė pėrgjithėsi. |



