for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Opinion skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
22 Nėntor 2008

Shtyjeni Ramazanin pėr njė datė tjetėr

Gjatė disa ditėve tė fundit, ne kemi qenė dėshmitarė tė njė debati tė nxehtė, nė mediat e shtypura, nė portalet dhe forumet e internetit, tė shkaktuar nga qėllimi i autoriteteve fetare islamike pėr tė organizuar muajin e Ramazanit njėkohėsisht kur organizohet edhe Festivali Queer nė Sarajevė. Duke pasur parasysh qėndrimet jashtėzakonisht negative e institucioneve fetare ndaj komunitetit homoseksual, qėllimi i tyre pėr tė organizuar Ramazanin nė tė njėjtin muaj me Festivalin Queer ėshtė njė provokim i panevojshėm dhe njė sulm i fshehur mirė nė drejtat qytetare tė garantuara me ligj, i cili mund tė ketė pasoja shumė mė tė mėdha nė ēėshtjen e lirive qytetare nė shoqėrinė tonė nė pėrgjithėsi.

Edhe pse rėnia e Murit tė Berlinit, apo nė rastin tonė kolapsi i Jugosllavisė socialiste, ka shėnuar largimin e religjionit nga lista e sėmundjeve (deri atėherė ishte konsideruar si opium pėr masa dhe binte nė kategorinė e varėsive, tė cilat janė njė problem i madh global shoqėror dhe shėndetėsor), ėshtė njė numėr jo i vogėl i njerėzve tė cilėt besojnė se fenomeni mund tė ketė efekte tė dėmshme nė shėndetin mental tė individėve, me pasoja jashtėzakonisht negative pėr jetėn shoqėrore tė njė komuniteti.

Personalisht, unė i shoh frikėsimet e tilla tė paarsyeshme dhe tė panevojshme. Megjithatė, ėshtė e nevojshme tė konkludohet se ky realitet nė tė cilin kemi jetuar gjatė dy dekadave tė fundit dėshmon se frikėsimet e tilla janė mė shumė sesa tė justifikuara.

Nė fakt, roli i bashkėsive fetare nė ngjarjet tragjike tė kohės sė luftės tė sė kaluarės sė afėrm, dhe nė tė tanishmen e zymtė po ashtu, ishte larg nga naivja. Pėrkundėr krijimit tė Kėshillit Ndėrfetar dhe thirrjeve tė shumta tė bėra nga udhėheqėsit fetarė pėr paqe, bashkėjetesė dhe tolerancė, ėshtė vėshtirė tė mos kujtohet qė ishin po kėto institucione, pėrfaqėsuesit e tė cilave herė pas here dhe shpesh brenda shėrbimeve fetare, mbėshtetėn dhe lobuan pėr partitė nacionaliste tė cilat shkaktuan luftėn pėr tė marrė pushtetin. Ne nuk duhet tė harrojmė faktin se sė bashku me ata tė cilėt kėmbėngulin sot se lufta qė patėm nuk ishte fetare, gjenden edhe individėt tė cilėt bekonin armėt, bėnin thirrje pėr njė luftė tė shenjtė dhe premtuan vende nė parajsė, mbanin mesha funeralesh pėr vrasėsit famėkeq, diskriminuan nė baza etnike gjatė shpėrndarjes sė ndihmave humanitare e kėshtu me radhė. Vlen tė theksohet se ka pėrjashtime tė ndershme dhe se jo secili ka pasur ‘marrėveshje me dreqin’, por sot nė kohėn e betejave tė tranzicionit dhe me korrjen e sukseseve tė punės tė dikujt, kur t’i bėsh gjithė bashkė, mua mė duket se tė gjithė pinė nga e njėjta gotė. Nuk kam dėgjuar zėra mospajtimi nga Kisha Katolike me rastin e diskriminimit tė fėmijėve nė shkollėn e Ēaplinas apo kundėrshtimin e kujtdoqoftė nga Bashkėsia Islame me rastin e qėllimit tė pėrfshirjes sė edukimit fetar nė ēerdhet e Sarajevės, dhe kėshtu tė ulet limiti i moshės nė tė cilin gjeneratat e reja njihen me procesin e njohjes sė dallimeve nė mes tyre. Ata po ashtu nuk i kanė telashe as pėrfituesit e transicionit ekonomik. Pėrkundrazi, ata mbajnė marrėdhėnie bukur tė afėrta me ta. Disa prej kėtyre pėrfituesve, pėrkundėr faktit se kanė 600 faqe tė padive kriminale nė pronėsi tė Zyrės sė Prokurisė Federale, kanė arritur deri nė pozitėn e Presidentit tė Konventės sė Bashkėsisė Islame. Kjo, megjithatė, nuk ėshtė temė e emisionit tė sotėm...

Natyrisht, fjalitė hyrėse nė kėtė tekst paraqesin njė tentim tė sarkazmės, duke zėvendėsuar tė kritikuarit dhe kritikuesit. Megjithatė, gjėja qė ėshtė pėr brengosje ėshtė se njė qasje e tillė nga shumica do tė kuptohet si njė fyerje, si joserioze dhe qesharake, derisa pozita e Festivalit Queer ėshtė njė provokim gjatė Muajit tė Ramazanit do tė pranohet dhe arsyetohet. Dhe pikėrisht kjo flet pėr gjendjen e vetėdijes qytetare tek ne, tendencat anti-demokratike dhe mosnjohjen e lirisė sė shprehjes sė identitetit individual nė sferėn publike. Pyes veten se sipas cilės logjike Ramazani ka pėrparėsi ndaj Festivalit Queer, dhe jo reciprokisht? A jemi bėrė ne nė ndėrkohė njė shtet fetar, e askush nuk mė ka informuar pėr kėtė? Apo bėhet fjalė pėr edhe njė variacion tė shtypjes ballkanase tė pakicave, pa marrė parasysh se pėr cilėn viktimė bėhet fjalė?

Kur predikuesit dhe rojtarėt e pastėr tė moralit publik porosisin homoseksualėt qė orientimin seksual ta ruajnė brenda katėr mureve tė tyre, pse atėherė ata nuk u japin atyre njė shembull dhe tė praktikojnė fenė nė shtėpitė dhe tempujt e tyre, pasi qė tė dyja orientimet janė njė ēėshtje private tė secilit individ. Pse ezani dhe kambanat e kishės nuk mbesin nė hapėsira private? A pyeten ata nėse mua, si ateist, ndoshta kjo edhe mund tė mė fyej? Sa i pėrket Sarajevės kėtu ka edhe disa pyetje, si, a do tė ngrihej tėrė kjo zhurmė nėse Festivali Queer do tė organizohej gjatė kohės sė Krishtlindjeve?

Shumė pyetje mbesin pa pėrgjigje... nė fakt, pėrgjigjet i dimė tė gjithė ne, por jemi tė mundur nga fakti se gjendja ėshtė ashtu si ėshtė, sė paku pėr momentin, prandaj e kemi mė lehtė tė jetojmė duke besuar se edhe nuk i dimė pėrgjigjet. Ne testojmė tolerancėn nėpėrmes njė ndjenje jo tė mirė pasi qė hamė dhe pimė nė rrugė derisa disa agjėrojnė, i vuajmė pasojat e shikimeve tė zemėruara e nganjėherė edhe fjalėve tė pakėndshme tė rastit. Ne duhet, sė paku, tė kemi mirėkuptim mė tė madh pėr telashet e derrave nė Teheran, sidomos tani qė e dimė sesi ndjehen ata.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel