for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Covekovi prava > Rodovi skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
22 Nėntor 2008

RRGGK: Pėrzgjedhja e ambasadorėve fyen tė gjitha gratė dhe vajzat e Kosovės

Nė mbledhjen e rregullt dymujore tė mbajtur tė martėn, me 2 shtator, Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės (RrGGK), i pėrbėrė nga 85 organizata tė grave anekėnd Kosovės, ėshtė pajtuar qė tė reagohet ndaj pėrzgjedhjes sė ambasadorėve tė Kosovės nė botė, ditė mė parė, ku asnjė prej tė pėrzgjedhurve nuk vjen nga gjinia femėrore.

“Me kėtė akt, ata e injorojnė mbi 50% tė popullatės sė Kosovės me mospėrfaqėsim dhe shkelin Ligjin mbi Barazinė Gjinore, qė garanton 40% pjesėmarrje tė femrave nė politikė dhe vendimmarrje”, thuhet nė reagimin e lėshuar nga RRGGK.

“Njėkohėsisht, kjo nėnkupton qė asnjė femėr, sipas politikanėve vendimmarrės, nuk i pėrmbush kriteret pėr kėtė post, pavarėsisht kualifikimeve tė tyre dhe nivelit tė njėjtė tė shkollimit si edhe meshkujt. Nuk duhet harruar se nė shoqėrinė tonė ka mjaft femra tė afta. Kėtė e dėshmon aktiviteti i tyre nė tė kaluarėn (gjatė viteve tė ’90-ta), kur gratė nga institucionet paralele tė asaj kohe si dhe ato tė shoqėrisė civile, pėrfaqėsonin vendin nė nivel diplomatik ndėrkombėtar”, shton reagimi.

Sipas organizatave anėtare tė Rrjetit mė tė madh tė grave nė Kosovė, akreditimi i ambasadorėve paraqet edhe imazhin e shoqėrisė tė njė vendi, qė me kėtė rast ėshtė shumė i zbehtė nė pėrfaqėsim gjinor, pėr tė mos thėnė edhe i turpshėm. Duke mos u pėrpjekur pėr tė gjetur sė paku njė femėr nė mesin e mbi 50% tė popullatės, kjo pėrzgjedhje fyen tė gjitha gratė dhe vajzat e Kosovės.

Le tė shėrbejė ky reagim pėr tė ardhmen, qė tė merret nė konsideratė kriteri gjinor gjatė seleksionimit tė ambasadorėve pėr vende tė tjera, pėrfundon reagimi.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel