Promovohet Programi Fillestar pėr Arsimim Ligjor
|
Instituti Gjyqėsor i Kosovės dhe UNDP tė enjten do tė promovojnė Programin Fillestar pėr Arsimim Ligjor. Ky program ėshtė pjesė e Programit mė tė gjerė tė UNDP-sė mbi Sundimin e Ligjit qė ėshtė duke u implementuar pėr tė ngritur profesionalizmin nė sektorin e drejtėsisė pėr njė sundim tė ligjit tė pėrmirėsuar nė Kosovė.
Ky projekt po ashtu synon pėrmirėsimin e nivelit tė qasjes nė drejtėsi pėr tė gjithė qytetarėt, dhe ngritjen e njohurisė dhe implementimin e Ligjit ndėrkombėtar nė Kosovė. Falė kontributit bujar tė qeverisė sė Norvegjisė dhe USAID-sė, Programi Fillestar pėr Arsimim Ligjor do tė pėrgatisė gjeneratat e ardhme tė gjykatėsve dhe prokurorėve pėr Sistemin Gjyqėsor tė Kosovės. Nė kėtė ngjarje gjithashtu do tė shpaloset edhe Plani Strategjik i IGJK-sė pėr periudhėn 2008/2011 dhe do tė lansohet ueb-faqja e Institutit Gjyqėsor tė Kosovės. Programi Fillestar pėr Arsimim Ligjor i dedikohet 31 kandidatėve potencial, gjykatėsve dhe prokurorėve tė ardhshėm, tė cilėt tanimė kanė pėrfunduar provimin pėrgatitor dhe do tė kalojnė programin e trajnimit, bazuar nė kriteret qė janė pėrshkruar nė Rregulloren pėr organizimin e programit fillestar. Trajnimi do tė jetė i ndarė nė 35 module (mbi ligjin civil dhe penal) qė do tė zgjasė 15 muaj nė Institutin Gjyqėsor tė Kosovės. Pas pėrfundimit kandidatėt i kanė tė plotėsuara kushtet pėr tu zgjedhur gjykatės dhe prokurorė. |



